HistoriMagazine

Ligjvënësit e parë

  • Për të kontrolluar qytetet, shtetet dhe perandoritë komplekse që nisën të shfaqen 4000 vjet më parë, mbretërit luftëtarë të Mesopotamisë u detyruan që të merrnin një armë të re: shpatën e drejtësisë. Kishte nisur sundimi i ligjit
  • Edhe pse fjalitë e tij ishin shpesh të pazbatueshme, Kodi i Hamurabit mbetet ende i pari kod ligjor gjithëpërfshirës në historinë e ligjit universal. Vendimet e tij mbi dënimin me vekje, praktikat e këqia gjyqësore dhe divorcin, kanë ende jehonë edhe sot. Ai na thotë aq shumë për natyrën njerëzore, saqë ligjet e skalitur në gur 4000 vjet më parë, kanë të bëjnë me çështje, të cilat vazhdojnë të sfidojnë shoqëritë edhe sot e kësaj dite

screen-shot-2016-11-17-at-16-59-59

Në një lartësi më shumë se 2 metra, kolona e zezë qëndron varur, kanosëse, mbi vizitorët e Louvre në Paris, ashtu si kishte qëndruar mbi banorët e qytetit para rreth 4.000 vjetësh. Rreth vitit 1758 para Krishtit, një zejtar i talentuar Mesopotamian u porosit për gdhendjen e një pllake të madhe dioriti në një gur mbretëror. Mandati i tij ishte që të kallte frikë mbi të gjithë ata që e shihnin.

Bëri një punë të mirë. Tani ashtu si atëherë, syri shkon në mënyrë të parezistueshme drejt majës së këtij monumenti të frikshëm, ku skulptori ka farkëtuar një skenë solemniteti të lartë.

Këtu është Mbreti Hamurabi i Babilonisë, që ngre dorën e djathtë në një gjest përnderimi kundrejt një figura madhështore të ulur në fron. Ky është Shamashi, perëndia mesopotamez i diellit dhe drejtësisë, një perëndi që ushtronte fuqinë e dritës mbi skëterrën dhe ligësinë. Shamashi po i ofron Hammurabit një shtizë dhe një unazë, objektet me të cilët ky monark do të sundojë. Këmba e perëndisë qëndron në male, dhe nga shpatullat e tij shpërthejnë rreze dielli. Poshtë kësaj skene mbresëlënëse, monumenti është i mbushur me shkrime kuneiforme, me mijëra gërma që paraqesin në detaje grupin më të madh të ligjeve, që janë hartuar para lindjes së Republikës Romake. Kodi që është pararendësi i sistemeve ligjore moderne do të mbajë përgjithmonë emrin e Mbretit që e porositi atë.

Në një kohë kur pak njerëz mund të lexonin …

[real3dflipbook id=”1384″]


screen-shot-2016-11-17-at-16-59-47

Leave a Reply

Back to top button