Horizonti.al

Lin Biao, udhëheqësi që kish frikë nga uji, era dhe i ftohti

Screen Shot 2015-09-08 at 12.32.49 PM

Gjërat normale që sundimtarët shtypës i kishin frikë dhe i përçmonin

Ishte një nga mbështetësit kryesorë të Mao Ce Dunit, që në fund u rrit aq shumë në karrierë, sa për t’u bërë krahu i djathtë i udhëheqësit komunist kinez, dhe pasuesi i zgjedhur prej këtij të fundit. Para se të vdiste në një aksident misterioz dhe të dyshimtë me avion, Lin Biao ishte një hipokondriak i njohur, që kishte një frikë irracionale nga uji, era dhe i ftohti.

Fobitë e tij, e bënë të dukej si një i droguar pjesën më të madhe të kohës, dhe në vitet e fundit të jetës ishte në një gjendje fizike dhe mendore shumë të brishtë. Do të sëmurej seriozisht, sa herë që djersitej dhe thuhej se kishte aq frikë nga uji i lëngshëm, saqë shumicën e ujit të nevojshëm duhej te merrte në formën e ushqimit të gatuar.

Ai vuante nga diarreja por dhe tingujt e ujit të rrjedhshëm, dhe madje edhe në pikturat që paraqisnin lumenj dhe liqene e bënin atë tepër nervoz. Ai kishte një shtëpi pranë bregut, por ajo ishte e fshehur pas kodrave, në mënyrë që të mos shihte dot detin, çka do të thoshte se ai kishte kontakt minimale me anijet.

Kjo ndikoi edhe në jetën e tij personale, përderisa për vite më rradhë nuk lahej normalisht por vetëm fshihej me një peshqir të thatë. Shtëpia e tij kishte një numër orendish të ndjeshme ndaj erës, dhe thuhet se gruaja e tij kishte kujdes maksimal kur lëvizte pranë tij, që të mos shkaktonte ndonjë rrymë ajri të papritur e të padëshiruar. Ndërsa ishte i njohur edhe për urrejtjen dhe përbuzjen për gati të gjithë njerëzit, nuk është krejtësisht befasuese që përfundimisht pati atë fund tragjik./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button