Histori

Lindja e Mesme dhe Perëndimi: Një histori e trazuar

Screen Shot 2016-08-19 at 16.44.49

Pjesa e Parë: Kryeqëzatat, 2 shekuj luftë

Kur Presidenti Bush i shpalli për herë të parë luftë terrorizmit menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit, ai bëri gabim që përdori fjalën “kryqëzatë” për ta përshkruar. Kjo është shumë e urryer në botën arabe, ku kryqëzatat janë përmendur shpesh si simbol i projekteve perëndimore në Lindjen e Mesme.

Në fund të shekullit të 11-të, Papa i Romës shpalli një kryqëzatë për të marrë Jeruzalemin nga arabët, të cilët e kishin mbajtur qytetin për shekuj me radhë. Brenda vetëm pak vitesh, kalorës evropianë morën qytetin, duke vrarë shumicën e banorëve të tij myslimanë dhe hebrenj.

Kështu do të fillonin dy shekuj luftëra të shenjta, të idealizuara nga udhëtarë dhe poetë evropianë, por të urryera nga arabët, si simbol i projekteve perëndimore në tokat arabe. Do të ishte gjithashtu një periudhë e figurave të jashtëzakonshme – Rikard Zemërluani, mbreti anglez, dhe Saladini, perandori i arabëve. Për shumë njerëz në botën e sotme arabe, kryqëzatat përfaqësojnë kërcënimin konstant të pushtimit prej perëndimorëve. Por shumë dijetarë thonë se kjo është një pikëpamje të pasaktë. “Kryqëzatat mesjetare u morën dhe pastaj u shndërruan në diçka, që në të vërtetë nuk ishin në krye të herës”, thotë Thomas Madden, një historian i kryqëzatave në Universitetin St. Louis. “Ato u kthyen në një lloj proto-imperializmi, në një përpjekje për të sjellë frytet e qytetërimit evropian, në Lindjen e Mesme. Kur në fakt gjatë Mesjetës, fuqia e madhe – fuqia e madhe, e sofistikuar dhe e pasur – ishte bota muslimane. Evropa ishte e Bota e Tretë”.

PROTAGONISTET:

Screen Shot 2016-08-19 at 16.46.25Papa Urbani II

Lindi në vitin 1035 në Francë. Vdiq në vitin 1099 në Romë. U bë Papë në vitin 1088. Ishte iniciatori i Kryqëzatave. Ai bëri thirrje për një Kryqëzatë, për të pushtuar Tokën e Shenjtë në vitin 1095, në Këshillin e Clermontit, në Francë. Gjithashtu u përpoq që të bashkonte Kishën Perëndimore Latine dhe Lindore Ortodokse, duke kërkuar bashkimin e të gjithë Krishtërimit. Kryqëzata e parë pati sukses në marrjen e Jeruzalemit në vitin 1099, por përpjekja e Urbanit për të bashkuar dy degët e Kishës dështoi.

Screen Shot 2016-08-19 at 16.46.43Saladini

Lindi në vitin 1137 në Tikrit, Mesopotami (sot Irak). Vdiq në vitin 1193 në Damask. Ndonëse i lindur kurd, ai u bë më i madhi i udhëheqësve arabë, duke bashkuar tokat e Egjiptit dhe Sirisë në shekullin 12. Ai udhëhoqi ushtritë arabe në një fushatë të suksesshme kunër Kryqtarëve Europianë në fundin e shekullit 12. Saladini i dha fund kontrollit 88-vjecar të Jeruzalemit nga të krishterët, pasi shkatërroi ushtrinë e krishterë në betejën e Hatinit, në vitin 1187. Saladini fitoi një reputacion si udhëheqës bujar dhe virtuoz. Shpesh herë, ai kërkonte kompromisin, në vend që të përdorte forcën. Ai ishte i dedikuar ndaj kauzës së Islamit dhe luftoi europianët nën flamurin e xhihadit, ose Luftës së Shenjtë. Saladini negocioi tërheqjen e forcave të Kryqtarëve të Krishterë nën udhëheqjen e Rikard Zemërluanit, në vitin 1192. Në të gjithë botën arabe, Saladini shihet sot si hero.

Screen Shot 2016-08-19 at 16.46.54Rikard Zemërluani

Lindi në Oksford, në vitin 1157. Vdiq në vitin 1199 në Aquitaine, Francë. Djali i Henryt II dhe Eleanorës së Aquiitaine. U bë Dukë i Aquitaines dhe Poitiers si dhe Mbret i Anglisë. Një hero legjendash romantike, për udhëheqjen e tij në Kryqëzatën e Tretë, ai mbërriti në Tokën e Shenjtë në vitin 1191, dhe siguroi një seri fitoresh të shpejta kundër forcave të Saladinit, në qytetet bregdetare në Mesdheun lindor. Por nuk arriti të pushtojë Jeruzalemin.Rikardi e ndali sulmin ndaj atij qyteti në vitin 1192, dhe negocioi një marëveshje paqeje, si dhe tërheqjen e tij. U burgos në Austri rrugës së kthimit nga Kryqëzatat. I liruar pas pagesës së një shpërblimi të majmë, ai u rikthye në Angli dhe kaloi pesë vite të jetës në përpjekje për të konsoliduar mbretëritë e tij në Britani dhe Francë.

Fundi i pjesës së parë

Në pjesën e dytë do lexoni: “Lindja e Mesme dhe Perëndimi: Një histori e trazuar” / Ngjitja e otomanëve

Përgatiti: bota.al

Leave a Reply

Back to top button