Analiza

“Liria” amerikane përballë “harmonisë” kineze

Jashtëzakonshmëria, në të gjithë format e saj është ngjitëse. Pyesni tibetianët për kulturën paqedashëse të kinezëve. Pyesni irakenët për përkushtimin e amerikanëve ndaj lirisë. Kontradiktat dhe dështimet brenda besimeve, nuk i zbehin ata. Unë vazhdoj të besoj në mirësinë e përgjithshme të fuqisë amerikane, dëshirën e zjarrtë në themel të frymës së lirisë si dhe identifikimin unik të amerikanëve me këtë dëshirë

Roger Cohen

A US and a Chinese flag wave outside a c

Le ta marrim si të mirëqenë që rendi botëror i pas 1945-ës me SHBA si kombin dominues ka nisur të zhbëhet, se Kina po ngjitet për të marrë “trashëgiminë” e Tokës, se trazirat e kohës sonë kanë shumë të bëjnë me këtë tranzicion të vështirë, dhe se konflikti i dhunshëm është një shoqërues normal o kalimit të stafetës nga një fuqi e madhe, tek tjetra. Amerika ishte në këmbë në fundin e Luftës së Dytë Botërore. Ishte në këmbë, në mesin e një fushe me kufoma.
Le të parashtrojmë më tek hipotezën e sforcuar se njerëzimi ka mësuar prej historisë. SI pasojë, duhet të jetë i vendosur që të shmangë një tjetër përshkallëzim. Fjalët e bukura për super-lidhshmërinë nuk mjaftojnë. Endrra e fitores së interesit vetiak të iluminuar, në emër të të mirës kolektive në një planet që sa vinte e zvogëlohej ishte një iluzion jetëshkurtër i fundit të shekullit 20. Ai që do të ketë rëndësi mbi gjithçka është aftësia e SHBA dhe Kinës për të shmangur keqkuptimet fatalë. Në një gjendje moskuptimi të ndërsjellë, përplasja e interesave do të vijë duke u përkeqësuar.
Se sa larg janë Kina dhe Amerika nga të kuptuarit e njëra-tjetrës mu bë e qartë dy ditë më parë, teksa dëgjoja George Yeo, ish ministër i Jashtëm i Singaporit. Ai parashtroi këndvështrimin e tij për SHBA si një fuqi “misionare”, e cila ka një bindje të drejtë se duhet të shtyjë Tokën drejt lirisë dhe demokracisë, dhe për Kinën si një fuqi anti-misionare e bindur prej eksperiencës së saj të dominimit të huaj, se mosndërhyrja në punët e shteteve të tjerë është një formë e domosdoshme respekti. Shumë larg prej shfrytëzimit cinik, argumentonte Yeo, qasja jo-gjykuese e Kinës ndaj fuqive të tjera ishte mbi të gjitha një reflektim i vetë historisë së saj, një formë korrektësie morale. Perceptimi që ka perëndimi për imponimet kinezë dhe merkantilizmin e pamëshirshëm është totalisht i gabuar.
Yeo është një person shumë inteligjent dhe i matur, me njohuri të thella për Kinën dhe një eksperiencë të konsiderueshme jetësore në Amerikë. Unë nuk mundem të mos shoh cinizëm në gatishmërinë e Kinës për të nxjerrë burime nga mbretëritë e diktatorëve dhe demokratëve, si dhe mosgatishmërinë e saj për të bërë po aq shumë sa Amerika në ndaljen e Ebolës apo të vrasësve që e quajnë veten Shteti Islamik. Unë jam i sigurtë që, për Presidentin e Kinës, Xi Jinping, pamjet e Amerikës që përfshihen në një tjetër luftë në Lindjen e Mesme japin kënaqësi. Por Yeo më bëri të futem në mendime.
A mundet mentaliteti i misionarit të fillojë të kuptojë këndvështrimin jomisionar për botën, apo qoftë edhe ta pranojë një kategorizim të tillë?
Thelbi i problemit janë dy lloje jashtëzakonshmërie, ajo amerikane dhe ajo kineze. Shtetet e Bashkuara janë një ide, po aq sa edhe një komb. Amerikanët, edhe në një moment si ky i tanishmi, kur janë kthyer brenda vetes, janë kokëfortë në mbështetjen e idesë së kombit të tyre si një fener për njerëzimin. Politika e jashtme e presidentit Obama është jopopullore, pjesërisht sepse ai ka interpretuar një dëshirë popullore për t’i rigrupuar, si një lejë për t’u kënaqur duke goditur elementë të veçantë dhe shmangur sulmet masivë. Kjo është qasja e një kombi jo të jashtëzakonshëm, që nuk mund të jetë kurrë imazhi që Amerika ka për vetveten.
Por jashtëzakonshmëria kineze nuk është më pak e fuqishme. Sipas saj, Kina ka qenë një fuqi unike joekspansioniste për mijëvjeçarë të tërë gjatë historisë, duke sjellë harmoni në një shprehje konfuciane të dashamirësisë së saj – një Kinë që bën dallim të madh me Perëndimin grabitqar. Partia Komuniste, me idenë e saj të një “ngjitjeje paqësore” ka krijuar një kolonë shumë të fortë të ideologjisë së saj, përmes integrimit të mendimit të Mbretërisë së Mesme. Siç më shkruante në një email Joe Studëell, autor i librit “Si funksionon Azia”, partia “pasi nuk ka shumë socializëm ku të kapet, i është kthyer jashtëzakonshmërisë së Mbretërisë së Mesme duke ringjallur Konfucin, duke krijuar nisur Institute Konfucianë në të gjithë botën”. Rezultati, siç ka shkruajtur Yankang Uang, një profesor në ëestern Michigan University në një artikull për Foreign Policy, është një besim i përhapur në “Kinën historike si një qytetërim ndriçues në qendër të të gjithë atyre që ishin nën qiej, e që rrezatonte një kulturë të përsosur paqedashëse”.
Jashtëzakonshmëria, në të gjithë format e saj është ngjitëse. Pyesni tibetianët për kulturën paqedashëse të kinezëve. Pyesni irakenët për përkushtimin e amerikanëve ndaj lirisë. Kontradiktat dhe dështimet brenda besimeve, nuk i zbehin ata. Unë vazhdoj të besoj në mirësinë e përgjithshme të fuqisë amerikane, dëshirën e zjarrtë në themel të frymës së lirisë si dhe identifikimin unik të amerikanëve me këtë dëshirë. Mbyllja e internetit nga Xi, përpjekjet për të pastruar korrupsionin në një kohë kur korrupsioni është epidemik në çdo sistem njëpartiak, ekspansionizmi i tij në Detin e Jugut të Kinës si dhe vështirësitë që ai po has me një lëvizje kokëfortë për demokraci në Hong Kong, të gjitha më shfaqin mua kontradiktat e brendshme të “harmonisë” dhe “paqes” brenda një sistemi kinez që ka prodhuar begati, por që gjithmonë e më shumë mbyt debatin e hapur, që e kërkojnë njerëzit që po gëzojnë më shumë begati.
Europianët, me përvojën e tyre të shkatërrimeve në shekullin 20, do të argumentonin se të gjithë format e jashtëzakonshmërisë janë të rrezikshme, qofshin misionare, apo jomisionare. Ata kanë kërkuar më pak, për hir të qetësisë. Amerika dhe Kina nuk do ta bëjnë këtë në të ardhmen e afërt, kështu që marrëdhënia e tyre duhet parë një një pesimizëm të matur. Zakonisht, pas luftërave, nuk ka përjashtime për vuajtjet e njerëzve. /NYT/
PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button