Psikologji

Lisa Nichols na tregon se sa të veçantë jemi ne, me cilësitë tona joperfekte. Një histori sa e dhimbshme, edhe motivuese

“Kam kaluar shumë vështirësi gjatë shkollimit. Herën e fundit që mora pjesë në një kurs anglishteje, dështova dhe mësuesi më tha: “Je e vetmja që shkruan kaq keq, ndër gjithë nxënëset që unë kam pasur. Të sugjeroj të shkruash për veten dhe të mos flasësh asnjëherë në publik”. Pas atyre fjalëve, për 18 vite me radhë nuk kapa më mikrofon me dorë. Po aq sa e pëlqeja të flisja, aq edhe kisha frikë se mund të më paragjykonin.

Njerëzit më thoshin: “Ti duhet të jesh një spikere” dhe unë ia ktheja: “Jo jo”, ndërkohë që në mendje më kalonin fjalët e mësuesit tim, i cili ishte një spiker. Mendoja se ai e dinte mirë çfarë bënte dhe nuk m’i kishte thënë kot ato fjalë. Kështu që fitova një punë si llogaritare. Isha një tmerr i vërtetë në atë punë.

Telefonoja njerëzit për të bërë pagesat dhe ata më nxirrnin justifikime nga më të ndryshmet se pse nuk mund të paguanin dot për momentin. Ndoshta edhe thoshin të vërtetën, nuk e di. Unë u kthehesha se nëse nuk paguanin, mund t’i hiqja fare nga shërbimi duke u bërë nder, sepse kështu ata nuk paguanin. Një ditë shefja më thirri në zyrë dhe më tha: “Lisa, çfarë do të bëhesh kur të rritesh?”. Në atë kohë unë isha rreth 23 vjeçe dhe ia ktheva: “Dua të bëhem llogaritarja më e mirë që ekziston”.

“Nuk e besoj se mund t’ia dalësh dot mbanë. Në mëngjes të jap 120 persona për t’i telefonuar dhe ti në darkë më sjell 89, duke lënë pa pagesa 31 të tjerët. Lisa, kjo është një kompani pagesash dhe njerëzit nuk pop resin me padurim që ti t’u telefonosh. Unë duhet të të lë të gjesh ëndrrën tënde dhe ta realizosh atë”. ma ktheu ajo.

22 vite më vonë, kur unë po mbaja një fjalim përpara 3300 grave, një femër në rreshtin e parë të sallës po qante. Kur do të firmosja autografe për 280 gra, ajo vazhdonte të qante. Firmosa 70 të parët dhe shkova drejt saj duke e pyetur për arsyen se pse po qante. “Sepse 22 vite më parë unë të lashtë të ndiqje ëndrrën tënde dhe e shoh se ia ke dalë më së miri”, ma ktheu shefja e kompanisë së pagesave ku kisha punuar.

Disa nga frikërat tuaja burojnë nga diçka që dikush ju ka thënë. Detyra jote është të marrësh më të mirën, edhe nga rastet e dështimeve të tua dhe ta përdorësh atë për t’u përmirësuar, jo për të ndjerë frikë. Nuk ekziston asgjë që nuk mundesh ta kalosh dot. Nuk ka asgjë që nuk ju lejon të jeni perfektë. Për të bërë gjërat që të pëlqejnë të bësh, për të thënë gjërat që dëshiron të thuash, ti je perfekt. A je i gatshëm të arrish majën dhe të mbash frikërat në njërën dorë, pasionet në dorën tjetër dhe të  hidhesh?

Duhet t’ia thoni vetes çdo ditë këto fjalë: “Unë qëndroj këtu në madhështinë time. Unë e kam në dorë dritën dhe shkëlqimin tim. Unë jam guximtar. Unë jam i mjaftueshëm. Unë jam perfekt, edhe në joperfeksionet e mia. Kjo është koha ime. Jam mjaftueshëm i ri, apo mjaftueshëm i pjekur. Kam kaluar mjaft eksperienca. Unë e kuptoj se jam i mjaftueshëm”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button