Covid19

Lista e dëshirave të doktorëve: Maska në zyra dhe mjedise të jashtme

Maskat duhet të jenë të detyrueshme brenda dhe jashtë, ku distancimi shoqëror dy metra nuk është i mundur, kanë thënë mjekët.

Duke botuar një listë dëshirash me rekomandime për ministrat, Shoqata Mjekësore Britanike (BMA) akuzoi qeverinë se “ka ulur vigjilencën” dhe tha se mesazhet “jo konsistente” që kur u hoq izolimi në të gjithë vendin, kishin luajtur një rol në ringjalljen e virusit.

Kryetari i trupit sindikal të mjekëve, Dr Chaand Nagpaul, tha: “Ne po na duhet të gëlltisim një pilulë shumë të hidhur të infeksioneve, duke lejuar të përhapen me një shpejtësi të rrezikshme. Masat më të forta të vendosura tani mund të jenë një pilulë shumë më e ëmbël në planin afatgjatë, për shumë më tepër njerëz.”

Rekomandimet e BMA përfshijnë:

Ndryshimi i “Rregullit të Gjashtëshes” me rregullin që vetëm dy familje mund të takohen, dhe ato nuk duhet të kalojnë gjashtë persona, preferohet jashtë dhe jo brenda;

Bërja e detyrueshme e mbajtjes së maskave të fytyrës në të gjitha zyrat dhe mjediset e punës, përveç rasteve kur jeni duke punuar vetëm;

Detyrimi i njerëzve që të mbajnë maska ​​në të gjitha mjediset e jashtme, ku distancimi social dy metra nuk është i mundur;

Sigurimi i mbështetjes financiare për bizneset, ambientet e shitjes me pakicë dhe hotelerisë, për të mundësuar që t’i bëjnë mjediset të sigurta nga Covid dhe të sigurojnë rregulla të qarta se çfarë do të thotë “mjedis i sigurt nga Covid”;

Sigurimi i maskave mjekësore, falas, për ata që janë mbi 60 vjeç ose në një grup të prekshëm, siç rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë;

Sigurimi i maskave falas për ata që përjashtohen nga tarifat e recetave dhe gjithashtu në hyrje të të gjitha mjediseve publike, nëse një person nuk ka sjellë një të tillë;

Shtimi i funksionalitetit të aplikacionit të “Testim dhe Gjurmimit”, për t’u dhënë njerëzve informacion më të hollësishëm mbi normat e infeksionit në zonën e tyre.

“Shtretërit e kujdesit kritik po mbushen përsëri”

Rekomandimet vijnë ndërsa Kryeministri Boris Johnson përgatitet të zbulojë të hënën një sistem të ri me tre nivele të kufizimeve të koronavirusit.

Pika për maskat u mbështet nga profesori Calum Semple, një ekspert i epidemive në Universitetin e Liverpoolit dhe anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor të Qeverisë për Emergjencat.

Ai tha për Sky: “Në fillim të shpërthimit, ne nuk dinim shumë për këtë virus dhe askush tjetër nuk e kuptonte, por tani e vlerësojmë rëndësinë e mbulesës së fytyrës dhe maskave në një ambient të brendshëm, veçanërisht kur ajrosja nuk mund të garantohet. Në realitet, nëse jeni jashtë duke shëtitur qenin vetëm dhe jeni shumë metra larg nga njerëzit e tjerë, atëherë mbajtja e një maske nuk sjell asnjë ndryshim. Por nëse jeni në një zonë tregtare në qendër të qytetit, ose jeni në radhë jashtë dyqaneve, atëherë po, duhet të mbani një maskë”.

Kryetari i trupës së sindikatës së mjekëve, Dr Nagpaul shtoi: “Infeksioni është rritur pas relaksimit të shpejtë të masave dhe pasi qeveria uli vigjilencën – deri në gusht, qeveria po inkurajonte njerëzit të udhëtonin, të shkonin në punë dhe përziheshin në restorante dhe bare.

Me pranimet në spitale për COVID që po rriten me shpejtësi në disa pjesë të Anglisë, ekziston një mundësi që qeveria të miratojë kufizime më të forta krahas prezantimit të qasjes së saj … me tre nivele.”

Anglia pritet të ndahet në tre nivele të ndryshme izolimi javën e ardhshme, me miliona njerëz që përballen me kufizime më të ashpra ndërsa qeveria përpiqet të përballjet me rritje të rasteve të koronavirusit dhe shtrimeve në spitale. / Sky News – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button