Analiza

Lista e zezë e xhihadistëve: ja objektivët e ardhshëm

Jo vetëm Charlie Hebdo midis objektivave të terrorristëve, por edhe Terry Jones, pastori protestant që dogji kuranin, dhe Salman Rushdie, autor i Vargjeve satanike

lista

Janë edhe tetë objektivët e xhihadistëve, që kanë si qëllim të lajnë hesapet me të gjithë ata që kanë ofenduar Islamin. Inspire – revista zyrtare e Al Qaeda-s për gadishullin arabik, ka botuar një manifest me fotot e armiqve të shtetit islamik. Fotoja e Stéphan Charbonner, drejtori i Charlie Hebdo, është fshirë me një kryq të kuq i shoqëruar me komentin: “Faleminderit atyre që i kanë marrë hakën profetit Muhamet”.
Tani në listën e zezë, mbetet Terry Jones, pastor kristian i cili në 2010 dogji një numër të madh të kopjeve të Kuranit. Janë pastaj katër karikaturistët të Jyllands-Posten që në 2005-ën publikuan një pikturë në të cilën Muhameti është i dizenjuar me një çallmë në formë të bombës e me fitilin ndezur.
Është hollandezja Ayann Hirsi Ali, aktiviste feministe që denoncoi persekutimin e grave nën Islam e me sa duket, në listë është prezent edhe Salman Rushdie, autori i “vargjeve satanike” që nga 1988-ta është shënjestër.
Shfaqet, në listën e botuar nga Inspire, edhe artisiti Lars Vilks, i cili në 2007-ën e paraqiti Muhamedin me trupin e një qeni.
Në fund janë edhe Morris Sadeck, që realizoi një dokumentar të titulluar “pafajësia e Islamikëve”, i njohur si antiislamik nga ndjekësit e Allahut i cili është edhe Geert Wilders, themeluesi i partisë politike hollandeze Ppv, që propozoi të ndalohej Kurani e të mbylleshin të gjitha shkollat Islamike në Hollandë.

Leave a Reply

Back to top button