Enciklopedike

Litari i elefantit (ose pse duhet të besosh gjithmonë)

Një zotëri po kalonte nëpër një kamp elefantësh dhe vuri re se elefantët nuk mbaheshin në kafaze ose me zinxhirë. Ajo që i mbante ata të mos iknin, ishte një copë e vogël litari, e lidhur në një nga këmbët e tyre.

Ndërsa burri pa elefantët, ai mbeti plotësisht i hutuar se pse ata nuk përdorin thjesht forcën e tyre për të këputur litarin e për të ikur. Mund ta bënin kollaj, por në vend të kësaj nuk përpiqeshin fare.

Kurioz dhe duke dashur të dijë përgjigjen, ai pyeti një stërvitës aty pranë, përse elefantët rrinin aty dhe nuk përpiqeshin të iknin.

Stërvitësi u përgjigj: “Kur janë shumë më të vegjël ne përdorim litarin me të njëjtën madhësi, për t’i lidhur dhe, në atë moshë, mjafton për t’i mbajtur. Ndërsa rriten, ata janë të kushtëzuar të besojnë se nuk mund të shkëputen. Ata besojnë se litarët ende mund t’i mbajnë, kështu që kurrë nuk përpiqen të çlirohen. “

Arsyeja e vetme që elefantët nuk po këpusnin litarët dhe të iknin nga kampi, ishte se me kalimin e kohës ata e pranonin besimin se kjo thjesht nuk ishte e mundur.

Pavarësisht sa shumë përpiqet të të mbajë, gjithmonë vazhdo përpara me besimin se ajo që doni të arrini është e mundur. Besimi që mund të bëheni të suksesshëm është hapi më i rëndësishëm për ta arritur realisht suksesin. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button