Magazine

Llotaria demokratike

Tek tregimi i Jose Luis Borges “Llotaria në Babiloni”, çdo aspekt i jetës kontorllohet nga një llotari misterioze. Rezultati është një barazi radikale. “Ashtu si gjithë njerëzit në Babiloni, thotë zëri që rrëfen, unë kam qenë konsull; ashtu si të gjithë, kam qenë edhe skllav. Kam njohur gjithastu gjithëpushtetshmërinë, përbuzjen, burgosjen”. Njerëzit në Babiloni mësohen kaq shumë me llotarinë, saqë të gjithë magjepsen pas shansit, duke rënë në një lloj fatalizmi mistik. Ndoshta prandaj kemi zgjedhje – në fund të fundit, ne preferojmë iluzionin e zgjedhjes

Nëpër botën perëndimore, besimi tek demokracia po bie.

Ka një tendencë të votuesve që të largohen nga partitë tradicionale – si në Greqi, Spanjë, Francë apo Mbretërinë e Bashkuar – dhe t’ua japin votën e tyre, grupeve që më parë kanë qenë në skaje të skenës politike, apo grupi kundër establishmentit.

Platoni nuk do të habitej. Ai mendonte se demokracia me zgjedhje nënkuptonte që, ata që ishin të mirë në fitimin e zgjedhjeve – dhe jo veçanërisht të mirë në të tjera gjëra – do të bëheshin sundimtarë, dhe jo ata që ishin më të përshtatshëm për të qeverisur. Në kontrast me këtë, demokracia e lashtë e Athinës përdorte shortin – caktimin rastësor të detyrës publike – si mjet parësor të qeverisjes. 

Në pamje të parë, një qytetari të shekullit të njëzetë, ideja e shortit mund t’i duket pakëz e çmendur – dhe jo shumë demokratike. A nuk ka të bëjë demokracia, me zgjedhjen nga njerëzit të udhëheqësve të tyre?

Politikani amerikan, Adlai Stevenson dikur ka thënë: “Në Amerikë, kushdo mund të jetë president. Ky është një prej risqeve që ti ndërmerr”. Gjë që është në rregull në teori, por vështirë e durueshme në praktikë. Presidentët e SHBA nuk janë aspak përfaqësues të popullsisë së gjerë – në fakt kështu ndodh me gjithë udhëheqësit e demokracive perëndimore – ata kanë prirjen të vijnë nga e njëjta klasë.

Ndërsa shorti e ul pragun për detyrën publike – për definicion, nuk ka nevojë të kesh shuma të mëdha parash, të kesh shkuar në shkollë private, apo të kesh punuar si avokat, që të fitosh lotarinë. Në vend të kësaj, qytetarë të zakonshëm do të zinin pozicione pushteti – dhe po kaq e rëndësishme, pushteti ndahet teksa mbajtësit e pozicioneve publike largohen kur del fituesi i radhës i llotarisë.

Po pse të ndalemi tek zgjedhja publike? Tek tregimi i Jose Luis Borges “Llotaria në Babiloni”, çdo aspekt i jetës kontorllohet nga një llotari misterioze. Rezultati është një barazi radikale. “Ashtu si gjithë njerëzit në Babiloni, thotë zëri që rrëfen, unë kam qenë konsull; ashtu si të gjithë, kam qenë edhe skllav. Kam njohur gjithastu gjithëpushtetshmërinë, përbuzjen, burgosjen”.

Njerëzit në Babiloni mësohen kaq shumë me llotarinë, saqë të gjithë magjepsen pas shansit, duke rënë në një lloj fatalizmi mistik. Ndoshta prandaj kemi zgjedhje – në fund të fundit, ne preferojmë iluzionin e zgjedhjes. / “Philosophy” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button