Analiza

Lufta, besimi fetar dhe Lindja e Afërme 


nga Alain Frachon

Le Monde

Lule në pushkë, fjalim i pakundërshtueshëm luftarak, një koalicion amerikano-evropian – nuk do ua “përdredhë qafën” xhihadistëvë të Shtetit Islamik (EI). “Ne do t’i mundim ata”, bëri thirrje Barack Obama; po të njëjtën gjë tha dhe presidenti francez, François Hollande gjatë vizitës së tij në Irak. Ambicia është e shëndetshme. Nuk jemi të sigurt që ajo është realiste: a mundet ta shpërbëjmë xhihadizmin nën një qilim bombash?

mideastKoalicioni kundra shtetit islamik lindi në Newport, në Samitin e fundit të NATO-s. Përveç Shteteve të Bashkuara, ai mbledh nëntë antarë të tjerë të organizatës, nga të cilat fuqitë ushtarake kryesore evropiane dhe Turqia. Samiti bëri një diagnostikim të saktë: “Ka një unanimitet kur themi se Shteti Islamik  është një kërcënim sinjifikativ dhe se ne duhet të veprojmë”.
Koalicioni ka fiksuar një objektiv: “Ne do ta dobësojmë dhe në fund do ta shkatërrojmë Shtetin Islamik (…) siç e bëmë me  Al-Qaidan”.
Nuk është kjo ajo që duhet thënë. E para, Al-Qaida nuk është shkatërruar. Organizata e Osama Bin Ladenit ndoshta është shpërbërë në Afganistan dhe në Pakistan, por Al-Qaida mbahet mirë në Afrikën e Lindjes në Sahel, dhe aty-këtu në botën arabe.
Ajo është  shfaqur përsëri me emërtime të ndryshme në Jemen, në Siri dhe në Irak – dhe të mos harrojmë se Shteti Islamik që është vendosur nga njëra anë në tjetrën të kufirit siriano-iraken, është një pasardhës i familjes.
Familjar me luftën guerrile, Gérard Chaliand vëzhgon: “Duke dashur të krijoj  një kalifat të ngarkuar për administrimin e një territori, xhihadistët e Shtetit Islamik janë bërë të pambrojtur”. Ata nuk janë në luftën e lëvizjes, ata ofrojnë shënjestra të qarta.
Për më tepër, nuk është në fuqinë e një fushate ajrore perëndimore, edhe të mbështetur në tokë, që t’i shkohet në fund asaj që përfaqëson Shteti Islamik. Fitorja e vërtetë mbi xhihadizmin është vetëm kulturore, apo ideologjike. Ajo mund të vijë vetëm nga bota arabo-islamike, jo nga një fluturim raketash amerikano-evropiane.
Xhihadizmin mund ta dobësojmë me armët, por ai do të rishfaqet, nën një formë apo tjetër, siç e tregojnë rizgjimet e njëpasnjëshëm të Al-Qaidas.
Vija e vëtetë e frontit kalon në koka: “Bota arabe është një botë në krizë, fatkeqe në luftë ndaj vetvehtes”, dhe si tregtarë fantazish, “islamistët i propozojnë asaj një të kaluar pushtuese, të shkëlqyer, por të mitizuar”, shpjegon historiani Elie Barnavi.
Shteti Islamik është shprehja e fundit e kësaj lufte të dyfishtë, civile dhe fetare,  që po shkatërron zonën arabo-islamike: sunitët kundra shiitëve, revolucionarët kundra të moderuarve. Shteti islamik i josh të rinjtë myslimanë me dhjetëra mijëra, sepse është një shtet  totalitar, ai premton “gjithshka mbi tokë”. Dhe përtej saj.

Kjo ndërhyrje e shenjtë në fushën e betejës  është në zemër të librit të fundit të  Barnavit, i titulluar: “Dhjetë teza mbi luftën” (Flammarion, 139 faqe). Luftën aktuale dhe luftën fetare, autori i njeh mirë.
Oficer izraelit në forcat parashutiste, dy herë të paktën ai ka rrokur armët për vendin e tij. Historian, specialist i luftërave fetare europiane të shekujve XVI dhe XVII, ai zbërthen shumë mirë këtë “ndikim të purifikimit dhe të ngjarjeve”, gjithmonë për më të keqen.
Ish ambasador i Izraelit në Paris, Barnavi përzien kujtimet e tij të ushtarit qytetar me kulturën e tij të gjerë, të historianit të Evropës, së djeshme dhe të sotme, për të  “reflektuar në evolucionin e luftës moderne dhe bashkëkohore.
Me stil të shkëlqyer, të lehtë, me “tezat” e tij, ai kalon nga kultura e luftës në pacifizëm, nga marrëdhëniet midis moralit dhe dhunës, në mënyrën që do kishte Evropa bashkëkohore për të dëbuar luftën nga horizonti i saj.
Izraeli nuk është kursyer. Konflikti izraelo – palestinez “është një konflikt kombëtar që degjeneron në luftë fetare”, shkruan ai.
Tek palestinezët Hamasi mishëron islamizmin. Tek izraelitët, afirmohet gjithnjë e më tepër një sionizëm i ri fetar mesianik. “Fuqia në rritje e dy fondamentalizmave nga të dy anët e barrikadës të lindjes së afërme, vazhdon  Barnavi, na ka shpënë në luftërat fetare evropiane të gjysmës së dytë të shekullit të XVI dhe të gjysmës së parë të shekullit të  XVII”.
Dy lëvizje kombëtare mund të arrijnë në një rregullim me anë të kompromisit, shprehet ai. Në të kundërt, “në se i lejmë të bëjnë të marrët e Zotit, asnjë kompromis nuk është i mundshëm”.
Konkluzioni: “Rezultati i procesit tonë pambarim të paqes nuk varet shumë nga negociata midis izraelitëve dhe palestinezëve, por midis vetë izraelitëve dhe vetë palestinezëve”.
Ky refleksion na largon nga lufta kundra shtetit islamik, por jo se islamizmi  realisht nuk do të mundet. Ndoshta do të raskapitet vetëm brenda botës arabo-myslimane; dhe jo vetëm prej goditjeve të një koalicioni të jashtëm.
Pergatiti: S. METANI
www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button