Histori

Lufta e Çisternave Iran-Irak

Lufta Iran-Irak vazhdoi për 8 vite me rradhë, 1980-1988, duke shkaktuar qindra mijëra të vrarë. Të frustruar nga ngërçi në terren, të dyja palët kërkonin të godisnin armikun e tyre përmes naftës. Iraku filloi luftën kundër çisternave të naftës në vitin 1984, duke sulmuar industrinë dhe anijet tregtare të Iranit.

Teherani u kundërpërgjigj me sulme ajrore dhe detare kundër anijeve të Irakut dhe fushave naftë-nxjerrëse, më e rëndësishmja, vendosi mina detare në Gjirin Persik. Pavarësisht sulmeve mbi 450 anije, asnjëra palë nuk qe në gjendje të rrënonte tjetrën ose ta detyronte të dorëzohej.

Por Lufta e Çisternave prodhoi një rezultat të madh:ajo nxiti Shtetet e Bashkuara të përfshiheshin në luftime të drejtpërdrejta me Iranin, pasi luftanijet amerikane filluan të patrullojnë trafikun tregtar në Gjirin Persik. Pasi minat dhe raketat iraniane dëmtuan anijet civile dhe një destrojer amerikan, luftanijet, avionët dhe komandot amerikane shkatërruan anijet dhe objektet detare iraniane. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button