Histori

Lufta e Paqësorit dhe nafta si mollë sherri

Katalizatori i menjëhershëm ishte gushti i vitit 1941 dhe embargoja e naftës që SHBA-ja dhe Evropa vendosën ndaj Japonisë

Vendimi i Japonisë, për të shkuar në luftë me Amerikën në dhjetor të vitit 1941 ka pasur shumë shkaqe, nga militarizmi japonez, mosmarrëveshjet mbi kontrollin e një Kine të dobët, dhe deri tek çështja përfundimtare se cila do të ishte fuqia dominuese në Paqësor.

Por katalizatori i menjëhershëm ishte gushti i vitit 1941 dhe embargoja e naftës që SHBA-ja dhe Evropa vendosën ndaj Japonisë, për shkak të pushtimit të Kinës, por dhe pushtimi francez i Indokinës. Japonia nuk kishte mundësi të prodhonte naftë në vend për shkak të mungesës thuajse totale të rezervave, por ajo gjithësesi ia kishte dalë të kishte një ekonomi industrial, një flotë të madhe detare dhe forcë të fuqishme ajrore, që kishte nevojë jetike për naftë.

Udhëheqësit japonezë u ndjenë të bllokuar ndërmjet dy zgjedhjesh:të ulnin kokën përballë embargos dhe hiqnin dorë nga ambiciet e tyre perandorake, apo të përfitonin nga pushtimi i Evropës Perëndimore nga ana e Hitlerit, për të pushtuar fushat e naftës në Indinë Lindore Holandeze dhe kolonitë britanike të Azisë Juglindore.

Megjithatë, ndërsa evropianët ishin shumë të dobët për të mbrojtur zotërimet e tyre, Shtetet e Bashkuara kishin një flotë të fuqishme në Paqësor, që mund të ndërhynte nëse nuk neutralizohej paraprakisht. Shkatërrimi i flotës amerikane të Paqësorit në Pearl Harbor, nuk e zgjidhi problemin që Japonia kishte me naftën.

Pushtimi i fushave aziatike të naftës rezultoi diçka e lehtë, por ngarkimi i saj në anije dhe kthimi në Japoni nuk qe i tillë. Nga vitin 1945, bllokada e nëndetëseve nga SHBA, si dhe bombardimi nga ajri i ujërave japoneze, kishte asgjësuar flotën cisternë të Japonisë, aq sa japonezët prenë pyjet për të prodhuar karburant të papërpunuar për aviacionin. Sulmi ndaj Amerikës mendohej t’i garantonte Japonisë një sasi të pakufizuar nafte, por në vend të kësaj ajo çoi në shkatërrimin e perandorisë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button