Horizonti.al

Lufta ekonomike ndaj Rusisë

Screen Shot 2015-10-15 at 19.28.55

Në Rusi ka një teori konspirative shumë të përhapur, sipas të cilës SHBA dhe Arabia Saudite po përpiqen qëllimisht që të dobësojnë dhe destabilizojnë ekonominë ruse. Në gjysmën e dytë të vitit 2014, çmimi i naftës u përgjysmua nga 114 dollarë, në 60 dollarë për fuçi. DUke qenë se rubla ruse i shkon zakonisht pas çmimit të naftës, kjo gjë e uli në nivele historikë monedhën, duke bërë që shumë rusë të blejnë dhe magazinojnë mallra të huaj dhe monedha të huaja, ndërkohë që ekonomia kontraktohej me 5%.

Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë në lidhje me krizën e Ukrainës kanë penguar bizneset ruse që të rifinancojnë borxhet e tyre në tregjet e huaja të kapitalit. Shumëkush në Rusi beson se kriza është pjesë e një komploti perëndimor. Kur sauditët mbajnë të lartë prodhimin, çmimi i naftës bie, gjë që i shkon për shtat perëndimit dhe dëmton ekonominë ruse.

Editorialisti i Nju Jork Tajmsit, Tomas Fridman pretendon se SHBA po përpiqet të “shembë Rusinë” përmes pompave të naftës. Të tjerë njerëz të famshëm që besojnë këtë teori, janë presidenti venezuelian Maduro dhe presidenti iranian Rouhani. Ndërkohë që të tjerë thonë se “komploti” nuk është aspak i tillë, por është veçse një situatë ku sauditët përpiqen të ruajnë tregun e tyre dhe kjo gjë kombinohet me ngadalësimin ekonomik të Kinës, Japonisë dhe Europës, si dhe rritjes së prodhimit në SHBA.

Sipas Dr. Gorana Grgic në Universitetin e Sidnejit, situata “është më komplekse se sa thjeshtë të thuash që SHBA dhe sauditët kanë komplotuar dhe tani po përdorin këtë instrument për të dëmtuar Rusinë… Kjo është një pasojë dobiprurëse e rënies së çmimit të naftës – sigurisht, ata duan ta dobësojnë Rusinë dhe Iranin – por nuk është motivi kryesor”./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button