Analiza

Lufta ndaj antisemitizmit kalon nga lufta ndaj islamofobisë

Pascal Boniface, Drejtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike (IRIS) Francë

not afraid

Atentatet terroriste e zhytën brutalisht në zi Francën. Mobilizimi kolektiv si reagim ndaj tyre, a do të çojë në një fillim të ri kolektiv kombëtar?

Sot ky është një fakt: çifutët francezë kanë frikë se mund të jenë vrarë se janë çifutë, ndërkohë që pargjykimet anti-Semite janë larguar në shoqërinë franceze. Përsa i përket arabëve dhe myslimanëve – edhe ky është një fakt – ata vuajnë ende diskriminime të rënda, edhe pse gjendja e tyre është më e mirë se sa një apo dy breza më parë. A duhet të kujtojmë që në fillim të viteve ’80, 20 deri në  30 arabë vriteshin çdo vit nga sulme raciste, shpesh në pafajësi të plotë?

“Njeriu nuk lind antisemit, atë e bëjnë”
Në këtë kontekst, nuk duhet mohuar se tek disa të rinj arabë myslimanë   është zhvilluar një lloj antisemitizmi. Ka gjithashtu dhe tek disa çifutë francezë një armiqësi në rritje kundrejt arabëve dhe myslimanëve. Përtej fakteve, duhet reflektuar mbi shkaqet. Frika, e cila mund të transformohet në armiqësi, e ngjallur nga arabët tek çifutët, vjen nga frika që sulmohen për faktin e thjeshtë  se janë çifutë, të vënë në shenjestër si të tillë. Antisemitizmi nuk është frut i një mutacioni gjenetik tek arabët dhe myslimanët. Roger Cukierman (ish president i Këshillit përfaqësues të çifutëve në Francë) shprehet: “Njeriu nuk lind antisemit, atë e bëjnë”. Antisemitizmi në fakt është zhvilluar qysh prej fillimit të viteve 2000.

Islamofobia, më pak e dënuar se sa antisemitizmi
Të refletosh për shkaqet nuk ka asgjë për të kërkuar të falur apo legjitimuar, e kundërta madje mund të jetë e vërtetë. Nëqoftëse do të luftosh një fenomen, duhet të kuptosh procesin. Arsyet e antisemitizmit që është zhvilluar qysh prej fillimit të shekullit janë të lidhura me shumë perceptime: asimilimi i çifutëve me izarelitë dhe madje nganjëherë me qeverinë izraelite si e tillë; ndjenja e një diskriminimi dhe të pasurit e një statusi të dorës së dytë, ndërkohë që çifutët do të ishin qytetarë me të drejta të plota; një pabarazi në qasjen për punë dhe banesë (ndërkohë që është e kundërta, pra që ka 30 vjet që shumë arabë janë inxhinierë, doktorë, avoketër, profesorë, etj.); ndjenja që drejtuesit politikë dhe mediat janë të vështira me antisemitizmin dhe janë më pak me racizmin anti-arab dhe islamofob. 
Kjo nuk ngjall më pas të njëjtin mobilizim si veprimet antisemite nga ana e medias dhe e drejtuesve politikë. Madje mund të themi se fjalimet armiqësore për myslimanët apo arabët mund të kalojnë lirshëm në debatin publik, ndërsa një fjalim antisemit do ta përjashtonte nga skena publike cilindo që do ta mbante.

Rëndësia e dialogut me të rinjtë e lagjeve
Mjedisi ndërkombëtar ka vepruar shumë. Janë lufta e Irakut dhe pamjet e Abou Ghraibit, që i shtynë vëllezërit Kouachi drejt një mendimi radikal dhe që i shpuri në akte terroriste. Mos zgjidhja e konfliktit izraelo-palestinez, siç e deklaroi François Hollande, luan gjithashtu rol. U fol shumë për refuzimin për të mbajtur një minutë heshtje në disa institucione shkollore të periferisë. Kjo bëri që  të fillojë një reflektim mbi rolin e shkollës. Eshtë mjaft dëshpëruese kur sheh gazetarë apo intelektualë, të cilët asnjëherë nuk kanë shkelur në një institucion shkollor periferie, dhe na thonë tani se çfarë duhet bërë për të zgjidhur problemin. Ndërmjet tyre disa kanë mbajtur fjalime stigmatizuese për të rinjtë e lagjeve, dhe më pas çuditen se këta mblidhen brenda vetes së tyre. Mbi të gjitha duhet dialoguar. Ata të cilët i njohin vështirësitë që mund të ndeshësh në institucionet e periferisë, e dijnë se metoda më e mirë është debati, dialogu i hapur, dhe sigurisht jo urdhëri apo futja e kurseve me moral të pakuptueshëm në programet, goditja e të vërtetave lart e poshtë, vlera të cilat secili mund të konstatojë se janë mishëruar në jetën reale dhe se ato nuk e zgjidhin problemin. Kjo e përkeqëson të keqen.

Republika duhet t’i vejë të gjithë fëmijët e saj në një pozitë të barabartë
Duhet me qenë i hapur përsa i përket shkëmbimit për të qenë i patundur në parimet. Duhet me patur besim në inteligjencën. Kjo duhet të shoqërohet me një refleksion të vërtetë për marrjen e përgjegjësisë, për radikalizim të tipit sektar, por ky nuk është roli i shkollës. Sa media kanë pasur një mbulim  armiqësor apo degradues për  myslimanët dhe që nuk e kanë bërë për asnjë komunitet tjetër? Kjo është disi ironike, dhe është një eufemizëm, që të njëjtët më pas i vënë gishtin shkollës për përgjegjësinë. Duhet të luftohet kundra antisemitizmit vetëm nëqoftëse luftohet me të njëjtën forcë kundra racizmit  anti-arab dhe nëqoftëse Republika i vendos të gjithë fëmijët e saj në një pozitë barazie, gjë që e cila për arsye të shumta deri tani nuk ka ndodhur.
Duke pasur fjalë shumë të forta mbi nevojën për të luftuar në të njëjtin plan antisemitizmin dhe islamofobinë, Presidenti François Hollande tregoi një rrugë, një drejtim. Duhet luftuar me të njëjtën forcë të gjitha format e racizmit. Lufta kundra islamofobisë kalon nga lufta kundër antisemitizmit. Lufta kundra antisemitizmit kalon nga lufta kundër islamofobisë.

Leave a Reply

Back to top button