Ekonomi

Lufta ndaj fshehtësisë

Screen Shot 2016-04-17 at 10.38.06

nga Lucy P. Marcus

Çfarë kanë të përbashkët “Panama Papers” të nxjerra së fundmi, ExxonMobil dhe një kompani minerare kanadeze me aktivitet në Guatemalë? Janë të gjithë raste ku individë dhe organizata të fuqishme u përpoqën të mashtrojnë apo të fshihen prapa një fronti. Dhe janë të gjithë raste, në të cilët përpjekjet e tyre nuk ishin të suksesshme.

Zhurma globale që shkaktuan Panama Papers – 11.5 milionë dosje të nxjerrë preh hacker-ave kompjuterikë, nga kompania e katërt më e madhe ligjore offshoe, Mossack Fonseca e Panamasë – me shumë gjasë, do të vazhdojë edhe për pak kohë. Nxjerrja e dosjeve ka zbuluar se sa larg, dhe shpesh herë me sa kosto, individët shkojnë për të fshehur asetet dhe shmangur taksimin. Ajo që është zbuluar deri tani, shtrihet nga përdorimi ligjor, por etikisht i dyshimtë i hapësirave ligjore, deri tek përpjekjet për të depozituar apo pastruar para, të përftuara përmes korrupsionit, apo veprimtarive të tjera të paligjshme.

Reagimi ka qenë is hpejtë, i fortë dhe pothuaj universalisht kritik. Tashmë, Kryeministri i Islandës është detyruar të japë dorëheqjen, pasi u zbulua se ai kishte aksione në kompani offshore, bashkë me të shoqen. Të afërm të zyrtarëve të lartë kinezë, përfshirë Presidentin Xi Jinping, si dhe pjesëtarë të rrethit të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, gjithashtu janë implikuar.

Xi dhe Puin mund tëkenë pak arsye për t’u shqetësuar. Por hipokrizia e madhe e zyrtarëve publikë, që shpallin nevojën për masa shtrënguese dhe rreptësi fiskale, si dhe bëjnë thirrje për sakrifica të publikut për hir të begatisë afatgjatë, ndërkohë që në fshehtësi i shmangin këto përpjekje, është një shkelje poshtëruese e besimit në vendet demokratike. Nëse kompanitë e tyre offshore dhe llogaritë bankare janë të ligjshme, përse duhej që të ishin të fshehta? Dhe nëse fshehtësia është e ligjshme, atëherë ç’të keqe ka me të?

Ndërkohë, fshehtësia korporative e ka vënë ExxonMobil në shënjestër të Kryeprokurorit të Nju jorkut, Masaçusetsit dhe Ishujve Virxhin, dhe shumë shtete të tjerë po presin në radhë. Hetimi po përqëndrohet, mbi pyetjen nëse kompania me vetëdije bëri deklarime të rreme në lidhje me ndryshimin e klimës, duke filluar nga vitet 1980.

Dokumenta të brendshme tregojnë se Exxon, dhe më vonë ExxonMobil kishin dijeni për efektet e dëmshme të ndryshimit të klimës, por nuk i dhanë informacione investitorëve, apo publikut. Në fakt, deklaratat publike të kompanisë – duke përfshirë ato të bëra deri vitin që kaloi – në mënyrë rutinë injoronin riskun e ndryshimit të klimës. Kur iu dha mundësia që të dilte hapur dhe të vepronte me transparencë, ExxonMobil zgjodhi paqartësinë.

Në Kanada, Hudbay Minerals është përfshirë në një çështje ligjore, e cila mund të hapë derën për pasoja reale ndaj kompanive që vendosën ngarkesën dhe përgjegjësitë mbi kompanitë-bija, për operacionet jashtë vendit. Në vend që të zbatojnë kërkesat etike dhe standartet e vendit-mëmë, në vendet ku ato operojnë, kompanitë perëndimore ngrejnë një “perde” për kompanitë-bija, kontraktorët dhe zinxhirët e furnizimit, për sjelljen që konsumatorët dhe investitorët do ta konsideronin të dënueshme. Hudbay MInerals po paditet për një episod përdhunimi masiv dhe shkatërrimi prone në Guatemalë, pasi ushtarë dhe njerëz që pretendonin se ishin punonjës sigurie të kompanisë, e cila kishte në pronësi një minierë në vend, shkuan në një fshat me urdhëra për të dëbuar banorët e tij.

Cështja është në dukje komplekse, pasi përfshinte shumë pronarë, disa nëndegë dhe një sërë juridiksionesh. Por parimi është i thjeshtë: Një kompani-mëmë duhet të jetë përgjegjëse për mbikëqyrjen e veprimeve të atyre që e përfaqësojnë. Krijimi i shtresë pas shtrese pronësie për të ruajtur fshehtësinë, nuk duhet të vazhdojë. Dhe nuk do të vazhdojë, nëse ndiqet një qasje me tre shkallë. Quajeni karrota, shkopi dhe ajri i pastër.

Karrota – detyrimi për t’u sjellë në mënyrë etike – duhet të jetë, që të pranohet dhe të shpërblehen ata që pranojnë gabimet e të shkuarës dhe demonstrojnë vullnetin dhe një strategji të efektshme për t’i korrigjuar. Shkopi – ndëshkimi për shkeljet – kërkon zbatim më strikt të kërkesave ligjore dhe etike, qoftë kur kanë të bëjnë me shmangien e taksimit dhe evazionin, qoftë përmes tërheqjes së vëmendjes për veprime të gabuara në komunitete lokale, ose raporte të thellë investigues, si për shembull përpjekja e jashtëzakonshme globale nga qindra gazetarë, të cilët bashkëpunuan për të nxjerrë në dritë Panama Papers.

Kjo qasje nuk duhet të shndërrohet në një ushtrim marketingu prej kompanive, zyrtarëve qeveritarë, apo kompanive mediatike. Në vend të kësaj, mospranimi i fshehtësisë duhet t’i ngjajë një procesi të nxjerrjes së të vërtetës dhe pajtimit, me keqbërësit që ofrojnë një rrëfim të plotë publik të sjelljes së tyre, ndoshta shoqëruar me dëshmi të viktimave.

Më e rëndësishmja, nëse bordet e korporatave – dhe avokatët, bankierët dhe llogaritarët që kërshillojnë kompanitë dhe individët – do të jenë vigjilentë për pajtueshmërinë ligjore dhe etike, ata duhet të besojnë se do të jenë përgjegjës për veprimet e tyre. Sapo gjithësekush e merr mesazhin se fshehtësia mbart risqe të mëdha e të papranueshme, ata do të veprojnë në mënyra që i minimizojnë ato risqe. U pëlqen apo jo, është koha që udhëheqësit tanë të sillen në mënyra që janë të mria për ta – dhe për ne.

Sjellë në shqip dhe botuar nga www.bota.al me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate – The War on Secrecy

Leave a Reply

Back to top button