Analiza

Lufta siriane dhe rikthimi i politikës së fuqive të mëdha

Screen Shot 2015-12-18 at 07.52.36

Nëse vija ndarëse midis paqes dhe luftës është duke u mjegulluar, po kështu po ndodh edhe me kufirin mes faktit dhe fiksionit

Nga John Bew

Luftërat kanë zakonin e keq të zvarriten deri tek ju, sidomos kur jeni i papërgatitur apo jo i gatshëm për t’i luftuar ato. Ka patur një kohë, pas rënies së Murit të Berlinit, kur koncepti i një Luftë të Tretë Botërore, dukej aq i çuditshëm saqë i përkaste sferës së fantashkencës. Siç po qëndrojnë punët, perspektiva e një shpërthimi global, që përfshin dy ose tre teatro të njëkohshme të konfliktit të madh mes fuqive, në të cilat qëllimet e aktorëve kryesorë janë të përbashkëta, nuk ka gjasa. As ushtritë e dyta apo të treta më të fuqishme në botë – Kina ose Rusia – nuk dëshirojnë të përballen me më të fortën, atë të SHBA-së. Thënë këtë, ata nuk kanë drojë t’u japin aleatëve më pak të fuqishëm të Uashingtonit, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, një grusht të fuqishëm hundëve…

[real3dflipbook id=”711″]

 

Leave a Reply

Back to top button