Horizonti.al

Luftërat e Antarktidës

Screen Shot 2015-10-15 at 19.14.45

Ideja që SHBA po zhvillon një luftë përmes modifikimit të motit dhe tërmeteve, është e vjetër, por teoritë konspirative të kohëve të fundit thonë se teknologjia HAARP ka rënë edhe në duart e rivalëve gjeopolitikë të Amerikës. Në vende të largët përreth botës, thonë, rrjete manipuluesish të jonosferës po ndërtohen prej SHBA, Kinës dhe Rusisë (edhe Norvegjisë). Vija e re e frontit të kësaj beteje është Antarktida, ku struktura misterioze janë lidhur me teknologjinë HAARP, prej teoricienëve të komplotit.

Qendra kineze me sa duket ndodhet në Stacionin polar Zhong Shan të Antarktidës, që supozohet se është e lidhur me një impiant në Svalbard, ndërtuar në bashkëpunim me një universitet finlandez. Frika është se kontrolli i arktikut do të lejonte zbatimin e plotë të teknologjisë së manipulimit të jonosferës, që është në gjendje të shkaktojë tërmete dhe të modifikojë motin, me rezultate vdekjeprurës.

Betejat e HAARp nuk janë të vetmet që raportohen për rajonin e Antarktidës. Faqet që merren me teoritë e komplotit shkruajnë se Julian Assange ka informacione për një luftë të fshehtë ndaj UFO-ve, nga ana e forcës ajrore të SHBA. Sipas tyre, në vitin 2004, një flotilje UFO-sh u shfaq prej deteve të Antarktidës dhe u nis drejt Guadalajaras, në Meksikë. Të tjera teori flasin për flotilje UFO-sh në drejtim të Argjentinës dhe Kilit. Vështirë të besohen, por jo të pamundura, sipas atyre që merren me këto teori… /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button