Horizonti.al

Luftërat moderne psikike (dhe shembulli i “urrejtjes” së Madeleine Albright për sllavët)

Screen Shot 2015-10-16 at 09.27.50

Rrëfimet për përpjekjet e kompleksit ushtarako industrial të SHBA dhe Bashkimit Sovjetik, të angazhuar në një luftë për çlirimin e fuqive mendore të njeriut dhe zhvillimin e të parit në distancë si dhe fuqive të tjera psikike, janë të vjetra tashmë. Megjithatë, sipas analistit ekscentrik të ish KGB-së, Boris Ratkinov, ato vazhdojnë. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ai i përdorte aftësitë e tij psikike i punësuar prej organizatës së re, FSB, ku ai mbronte Boris Jelsinin që të mos i lexonin mendjen, parandaloi dorëzimin e ishujve Kurile tek Japonia, dhe frenoi një luftë kufitare me Kinën. Teoricienët dhe vetë ai thonë se Ratkinovi e kuptoi se sa serioze ishte situata, kur shefi i tij, Georgy Rogozin, lexoi mendjen e Sekretares së Shtetit të SHBA, Madeleine Albright, gjatë bombardimit të Serbisë nga NATO: Ne zbuluam një urrejtje patologjike për sllavët. Albright nuk pëlqente faktin që Rusia ka rezervat më të mëdha botërore të mineraleve. Sipas mendimit të saj, e ardhmja e rezervave ruse nuk duhet t’i përkasë një vendi të vetëm, por të gjithë njerëzimit, sigurisht nën supervizimin e SHBA.

Ratkinovi pretendoi gjithashtu se organizata e tij kishte lexuar mendjen e ish ambasadorit në Rusi, Robert Strauss, dhe kishte zbuluar se ambasada amerikane kishte “pajisje për ndikim psikometrik tek moskovitët”. Teoritë e çmendura të Ratkinovit është e kollajtë të injorohen si marrëzi, por deklaratat e tij në lidhje me atë që mësoi prej eksplorimeve psikike të zyrtarëve të SHBA në vitet 1990, përsëriten nga shumëkush në Rusi sikur të jenë deklarata që në fakt janë bërë. Në vitin 2015, Sekretari i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, Nikolai Patrushev, tha në një intervistë se “me siguri e mbani mend Sekretaren e Shtetit të SHBA, Madeleine Albright si dhe pretendimin e saj që Lindja e Largme dhe Siberia nuk i përkasin Rusisë”. Disa mendojnë se pretendimet e psikikut të vjetër të KGB-së kanë ende ndikim në mënyrën e të menduarit të nacionalistëve rusë sot./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button