Horizonti.al

Luis Althyser, filozofi marksist që mbyti me duart e veta bashkëshorten

Luis Althysser ishte një filozof marksist. I lindur në Francë më 1918, Althyser u bashkua me ushtrinë Franceze kur nisi Lufta e Dytë Botërore, dhe vendi u pushtua nga trupat gjermane. U kap shpejt rob, dhe e kaloi pjesën e mbetur të luftës në një kamp të robërve të luftës.

Përvojat e tij personale, formësuan mendimet e tij filozofike dhe politike. Në vitin 1948, iu bashkua Partisë Komuniste Franceze, dhe nisi të jepte mësim në një universitet në Paris. Althyser dukej se bënte jetën e një intelektuali të qetë. Ai shkroi një numër punimesh filozofike, mbi marksizmin, leksione, dhe bënte një jetë modeste me gruan e tij.

Në vitin 1980, pësoi një krizë nervore, gjatë së cilës mbyti me duar bashkëshorten e tij prej 30 vjetësh, në një gjendje maniako-depresive, që ai pretendonte se nuk mund ta mbante mend. Althyser u shpall i paaftë për t’u gjykuar, dhe u shtrua disa kohë në një psikiastri, përpara se të rikthehej të jepte mësim në universitet.

Megjithatë, kujtimet personale, të botuara pas vdekjes me kërkesën e tij, treguan një histori tjetër mbi vdekjen e gruas dhe gjithë jetën e tij. Aty Althyser e pranonte se ai nuk kishte qenë dhe aq shumë i lexuar, se nuk kishte bërë një studim të madh të veprave të Karl Marksit, dhe se shpesh kishte kopjuar punën e të tjerëve.

Althyser e përshkroi vdekjen e gruas së tij në detaje, edhe pse pohonte se ishte në mes të një episodi maniakal, dhe që mezi mund ta kujtonte. Ai dukej sikur kishte shumë kënaqësi, kur përshkruante mënyrën se si ai e kishte “përkëdhelur” fytin e gruas së tij, teksa po e mbyste. / bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button