Horizonti.al

“Lulja kufomë” është lulja më e madhe në botë

 Lulja më e madhe në botë e ka origjinën nga pyjet tropikale të Sumatrës në Indonezi. E megjithatë kultivohet nëpër kopshte botanike dhe nga koleksionistë privatë në të gjithë botën. Emri shkencor i kësaj luleje është “Amorphophallus titanum” dhe është bima që prodhon lulen më të madhe në botë. Disa e quajnë unaza gjigande, por indonezianët e quajnë “lulja kufomë”, sepse përhap një aromë të pakëndshme të ngjashme me mishin e kalbur. Lulja kufomë i kalon 2 metra lartësi, mund të arrijë edhe deri në 1 metër gjerësi dhe të peshojë 75 kg. Nuk mund të pllenohet vetë, kështu që tërheq bletët dhe insekte të tjera që jetojnë me kafshë të ngordhura. Në mjedisin natyror ata që luajnë këtë rol janë kafshët që transportojnë polenin nga një lule në tjetër. Për tri ditë lulja prishet dhe kalbet duke lënë vetëm një masë të zezë dhe xhelatinoze. Në maj të vitit 2003 Universiteti i Bonit në Gjermani prezantoi një ekzemplar të gjallë me një lartësi prej 2,74 m. / horizonti.al

https://horizonti.al/2018/04/09/lulja-kufome-eshte-lulja-me-e-madhe-ne-bote/

Leave a Reply

Back to top button