Psikologji

“Lutu edhe për ata që të kritikojnë. Zoti bën mrekulli!”. Bën mirë ta lexosh këtë shkrim

Njerëzit do të shohin. Disa do të shohin, do të mësojnë prej teje dhe ti do të kthehesh në një frymëzim për ta. Jeta që ti jeton, mund të ketë një ndikim pozitiv në jetën e tyre dhe mund t’i inkurajojë ata të ecin më të sigurtë përpara. Ky është një bekim.
Disa të tjerë do të shohin në mënyrë të dëshpëruar, derisa ti të gabosh dhe të kenë mundësi të të kritikojnë. Do të ndjekin çdo lëvizje tënden; do të shohin se si ndërvepron me miqtë, apo familjarët; do të dëgjojnë çdo fjali që ti nxjerr nga goja; do të kontrollojnë nëpër rrjetet sociale. Persona të tillë do të kërkojnë çdo mundësi gabimi nga ana jote. Arsyet se pse veprojnë kështu, mund të jenë të shumta. Në shumicën e rasteve, mos mendo se kjo gjë ka të bëjë me ty. Janë vetë ata që veprojnë kështu, që kanë pasiguri në vete dhe përpiqen të gjejnë gabime tek të tjerët për t’u ndjerë edhe vetë më mirë. Por si mund t’i përballosh rrethana të tilla? Si mund t’ia dalësh t’i mbash larg persona të tillë, të cilët përpiqen të të bëjnë të ndihesh keq? A duhet t’ia kthesh në po të njëjtën mënyrë?

Përgjigjia është “Jo”. Hakmarrja është armë e shpirtrave të dobët. Ti nuk je i/e dobët. Ti je mjaftueshëm i/e fortë, sa të bësh zgjedhje më të zgjuara. Por çfarë mund të bësh? Lutu për ta. Ajo që ne bëjmë kur gjendemi në situata të tilla, është të telefonojmë një mik apo një anëtar të familjes sonë dhe të hapemi me ta. Sërish, harrojmë se gjëja e duhur është të hapemi me Zotin.

Duhet të kujtojmë se njerëzit që bëjnë gjëra të tilla, kanë qenë të lënduar nga dikush më parë. Ne nuk duhet t’i lëndojmë më tepër, por të lutemi për ta, ashtu siç lutemi për të gjithë njerëzit që na duan dhe na qëndrojnë pranë. Duhet të lutemi për ata që na duan, për ata që na urrejnë, për ata që na përbuzin, për ata që na përqeshin dhe për ata që na kritikojnë. Ne mërzitemi dhe inatosemi për shkak të veprimeve të tyre, kur duhet të lutemi që zemra e tyre të ndryshojë për mirë. Me besimin në Zot, gjithçka është e mundur. Zoti mund të bëjë mrekulli të mëdha. Ai mund t’i ndryshojë ata rrënjësisht dhe në mënyrën e duhur. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button