ZZZFun

Macja po ngjitet apo po zbret nga shkallët? Përgjigjia tregon shumë për mënyrën si reagon ndaj problemeve.

E ke menduar ndonjëherë se si reagon kur gjërat nuk shkojnë mirë? Shikoje mirë macen në foto, ështëduke i ngjitur apo duke i zbritur shkallët? Sapo të kesh një përgjigje, lexo më poshtë se çfarë tregon zgjedhja jote për mënyrën se si ti reagon ndaj problemeve.

1. Macja po i ngjit shkallët.
N
ëse mendon se macja po ngjitet nëpër shkallë, atëherë me shumë mundësi je një person që i përballon problemet me mjaft emocione. Nuk i kushton vëmendje detajeve të gjërave, por atyre që të thotë instinkti yt. Ndonjëherë zhytesh në emocionet e tua, pa e menduar me kthjelltësi se si duhet t’i zgjidhësh gjërat. Nëpërgjithësi je një person optimist dhe arrin ta zgjidhësh gjithçka. E di që i ke mundësitë për të zgjidhur problemet e tua, por kur gjërat vështirësohen, mund ta humbasësh kontrollin dhe të mos dish ku tëshkosh. Domethënë, jeni persona që e trajtoni me qetësi çdo problem, deri në momentin që fillon tëvështirësohet më tepër nga ç’duhet.

2. Macja po i zbret shkallët.
N
ëse mendon se macja po i zbret shkallët, atëherë kjo gjë tregon se je një person me mendje të ftohtë, që i trajton problemet me mendje të kthjellët. Kjo gjë të ndihmon shumë të bësh zgjedhjet e duhura përballëvështirësive, përveç rasteve kur situatat duket të mos kenë një zgjidhje logjike. Kur bëhet fjala për probleme praktike, je një specialist për t’i zgjidhur. Shpesh mundohesh të gjesh një zgjidhje racionale për diçka që ka lidhje vetëm me ndjenjat. Duhet të mësohesh edhe t’i kuptosh emocionet e tua dhe të kuptosh mbi të gjitha, se disa situata nuk ka pse të kenë zgjidhje logjike. Disa janë të lidhura vetëm me emocionet.

Back to top button