Horizonti.al

Magjia e shahut. Më shumë lojëra, se sa atome në Univers

Për këdo që është ankuar ndonjëherë se loja e shahut është e mërzitshme, të paktën mund të jetë i sigurtë se: Çdo lojë shahu do të jetë ndryshe. Eshtë vlerësuar se ka më shumë variante të një loje shahu, se sa ka atome në universin e njohur. Në fakt, numri i lëvizjeve të mundshme është kaq i madh, saqë askush nuk ka qenë ndonjëherë në gjendje ta përllogarisë me saktësi.

Numri magjik

Në vitet 1950, matematicieni Claude Shannon bëri një studim mbi mënyrën si mund të programohet një kompjuter që të luajë shah. Në të, ai kreu një përllogaritje të shpejtë për të përcaktuar se sa shumë lojëra të ndryshme shahu ishin të mundshme, dhe arriti në shifrën 10^120. Ky është një numër shumë, shumë i madh – sa për krahasim, numri i atomeve në universin e njohur është 10^80.

Shah-mat

Numri i Shannonit erdhi nga një përllogaritje e përafërt që përdorte mesatare në vend të shifrave ekzakte. Ai supozonte se në cilëndo pikë të një ndeshje shahu, ti ke mesatarisht 39 lëvizje, dhe se një lojë ka mesatarisht 80 lëvizje në total. Por shahu nuk funksionon kështu. Në fakt në fillim të lojës ke më pak lëvizje se sa në fund, dhe lojërat mund të vazhdojnë më shkurt apo më gjatë se 80 lëvizje.

Ka edhe ndërlikime të tjera: edhe nëse ke 30 lëvizje të mundshme, vetëm pak prej tyre kanë kuptim strategjikisht. Prandaj është një sfidë shumë e vështirë të llogarisësh numrin e lojërave të mundshme të shahut, dhe përse, sot e kësaj dite, askush nuk ka gjetur një shifër ekzakte./bota.al

Leave a Reply

Back to top button