Tregu i lirë është një term përmbledhës për një tërësi ndryshimesh që ndodhin në shoqëri. Çdo shkëmbim i realizuar si një marrëveshje e vullnetshme midis dy njerëzve apo midis grupeve të njerëzve të përfaqësuar nga persona të autorizuar. Këta dy individë (apo persona të autorizuar) shkëmbejnë dy produkte ekonomike, secili mallra të prekshëm apo shërbime të prekëshme. Kështu, kur blej një gazetë nga një shitës gazetash për 50 cent, shitësi i gazetave dhe unë shkëmbejmë dy mallra: Unë jap 50 cent dhe shitësi i gazetës me jep mua gazetën. Ose, nëqoftëse punoj për një korporatë, unë shkëmbej shërbimet e mia të punës, në një mënyrë të pranuar reciprokisht, për një rrogë monetare; këtu korporata përfaqësohet nga një menaxher (një person i autorizuar) me tagër për të marrë njerëz në punë. Të dyja palët e kryejnë shkëmbimin sepse secili shpreson që të fitojë prej tij.
Gjithashtu, secili do ta përsëriste shkëmbimin radhën tjetër (ose do ta refuzojë ta bëjë një gjë të tillë) sepse shpresa e tij ka rezultuar korrekte (ose jokorrekte) në të kaluarën e afërt. Tregëtia ose shkëmbimi përdoret saktësisht sepse të dyja palët përfitojnë; nëqoftëse ato nuk shpresonin të fitonin, atëhere nuk do të binin dakord për shkëmbimin. Ky arësyetim i thjeshtë i kundërvihet argumentit kundër tregëtisë së lirë, tipik i periudhës “merkantiliste” të Europës midis …
[real3dflipbook id=”1252″] |