Muaji maj 2014 ka qenë muaji më i nxehtë në botë që prej fillimit të zbulimit të temperaturave në vitin 1980, theksoi sot Agjencia amerikane oqeanike dhe atmosferike (NOAA). Temperatura mesatare në sipërfaqen e tokës dhe oqeaneve ka arritur në 15,54 gradë Celsius, rreth 0,74 gradë Celsius mbi mesataren 14,8 gradë Celsius në shekullin e 20-të. Pjesa më e madhe e globit ka regjistruar në muajin maj të këtij viti temperatura më të nxehta se mesatarja me temperatura rekord në lindje të Kazakistanit, Indonezi dhe veriperëndim të Australisë.
Less than a minute