Kulture

Makbethi: Diçka e ligë po vjen…

Screen Shot 2015-08-28 at 5.59.44 PM

Siç e ka thënë dikur një dramaturg i famshëm, ç’është bërë, është bërë. Dhe kur vjen fjala për ekranin e madh, kjo është veçanërisht e vërtetë për Makbethin. Në të kaluarën, talente modestë si Orson Uells, Roman Polanski dhe Akira Kurosava janë përpjekur të gjithë të “luajnë” me tragjedinë e dytë më të madhe të Uilliam Shekspirit. Kështu që, për të sjellë një version të ri i cili të bëjë dallimin, regjisorit Xhustin Kurzel iu desh të sjellë diçka të re në dramën skoceze. Përgjigja erdhi kur ai lexoi skenarin e Jakob Koskof, Majkëll Lesli, Tod Luizo dhe… Ulliam Shekspirit, për herë të parë. “Shumë i thjeshtë. Në fakt të ngjante si një lloj filmi uestern”.

Kurzeli duhet të ketë shijuar të punuarit me Makbethët e tij, Majkëll Fazbender dhe Marion Kotilard, pasi po mblidhen sërish bashkjë për një përshtatje të lojës Assassin’s Creed. Nuk është një tranzicion i lehtë, ndonëse skenat e luftës tek Makbethi tregojnë se Kurzeli do të ketë pak telashe, për të kapur energjinë që nevojitet për aksionin në lojën e famshme.

“Mendoj se Makbethi është një ese absolute e nevojës për të qenë i dhunshëm dhe nevojës për të vrarë. Majkëll dhe unë kemi luajtur me këtë. Nëse je luftëtar, puna jote është të vrasësh. E lehtë, apo jo”?/Bota.al

Leave a Reply

Back to top button