Analiza

Makthi i Bengazit. Dhe Obama vendosi brenda pak orësh

IRAQ-UNREST-KURDSNë shtator të vitit që kaloi, Obama, që ndonëse kundër dëshirës, po përgatitej të urdhëronte sulmin në Siri, ndryshoi mendim pas një shëtitje të gjatë me shefin e kabinetit të tij, Denis McDonough, rreth kopshteve të Shtëpisë së Bardhë.
Si mbërriti, tani, tek vendimi për t’u rikthyer tek përdorimin i armëve (ndonëse vetëm nga qielli) në Irak, tre vjet pas tërheqjes së amerikanëve?
Edhe këtë herë procesi ka qenë kompleks, por kur u bë e qartë se rrezikohej gjenocidi i pakicës së Jezidëve dhe që kryeqyteti kurd, Erbil, po përfundonte nën rrethim, Obama vendosi brenda pak orësh, pas një serie bashkëbisedimesh me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Duke përfshirë edhe një shkëmbim batutash po me McDonough, sipas disa fotografëve që e kanë parë skenën që nga larg. Janë të shumtë rindërtimet që i kanë bërë mediat amerikane. Më i detajuari është ai i Nju Jork Tajmsit. Gjithcka nis të mërkurën në mëngjes: Pentagoni paralajmëron se është krijuar një situatë emergjence, ndërkohë që Obama është ende i zënë në samitin me 50 krerë shtetesh dhe qeverish afrikane. Obama alternon bisedimet me udhëheqësit, me takime në “Situation room”, ku gjenerali Dempsey e përditëson mbi aftësitë e ushtrisë irakene dhe kurdëve për të furnizuar Jezidët, të cilët kanë gjetur strehë në malin Sinjar.
Rikthimi i një angazhimi ushtarak në Irak është gjëja e fundit që Obama do të bëjë, mbi të gjitha pasi e ka paraqitur tërheqjen në vitin 2011 si një prej sukseseve kryesorë të presidencës së tij. Por lajmet për përparimin e shpejtë të trupave të “Kalifatit”, me luftëtarët kurdë të detyruar të tërhiqen e modifikojnë skenarin, orë pas ore: në Shtëpinë e Bardhë pamja e Erbilit, ku ka shumë amerikanë, përfshirë edhe ata të konsullatës, i rrethuar nga ISIS, risjell në mendje fantazmat e Bengazit, ku ambasadori Stevens dhe tre amerikanë të tjerë u vranë gjatë një sulmi terrorist. Të mërkurën në mbrëmje, pas samitit afrikan, Obama rrezaton normalitet: në darkë me familjen, në Fiola Mare, kuzhinë italiane. Por është i mendueshëm, dhe të enjten në mëngjes vendos, duke zyrtarizuar zgjedhjen e tij vetëm kur avionët e transportit lëshojnë ndihmat e para.

Leave a Reply

Back to top button