Analiza

Malaysia Airlines / $ 5 milione vetem per nje informacion!

A Malaysia Airlines Boeing 737 aircraftFamiljarët e udhëtarëve të fluturimit MH370 dëshirojnë të ofrojnë pesë milion dollar secilit person që ka ndonjë informacion për zhdukjen e aeroplanit “Boeing 777” të “Malaysia Airlines” që para tre muajve.

 Ka nisur një fushatë për të  grumbulluar mjete dhe është publikuar në faqen  “Indiegogo”- kanë njoftuar familjarët.

Aeroplani është zhdukur më 8 mars pas fluturimit nga Kuala Lumpur, në drejtim të Pekinit, me 239 udhëtar në bord.

Ka rënë në pjesën jugore të Oqeanit Indian, në kundërshtim me planin e fluturimit, por edhe tre muaj kërkime nuk është lokalizuar vendi dhe nuk e kanë përcaktuar lokacionin e mbetjeve të aeroplanit, gjetjen e pjesëve, dhe kjo shtyn familjarët të dyshojnë se autoritetet janë duke fshehur të vërtetën.

“Jemi të bindur se dikush di diçka dhe shpresojmë se ky shpërblim do ta nxisë që të jep një informacion”- ka sqaruar Ethan Hunt, përgjegjës në aksionin e quajtur  “Reward MH370″ (shpërblimi  MH370).

Leave a Reply

Back to top button