Histori

Mallkimi i Faraonit

Screen Shot 2016-06-30 at 07.20.20Me mbulimin mediatik të zbulimit të dhënë ekskluzivisht për The Times, shtypit nuk iu desh shumë kohë për të gjetur një tjetër këndvështrim të bujshëm, mbi kërkimin egjiptian të arkeologut Howard Carter – konkretisht në formën e”mallkimit të faraonit”, që sipas tij, dënonte ata që e kanë shqetësuar monarkun në vendin e prehjes.

Vdekja e kreut të ekspeditës, Lordit Carnarvon, rreth pesë muaj pasi varri u zbulua për herë të parë shkaktoi një furi në media. Carnarvon kishte vdekur në fakt nga helmimi i gjakut, shkaktuar nga një pickim mushkonje e infektuar. Gazetat raportuan se në saktësisht kohën e vdekjes së Carnarvonit, të gjitha dritat në Kajro kishin ikur, dhe qeni i tij, Susie, dyshohet se lëshoi një ulërimë të madhe dhe u shemb i ngordhur. Disa madje thanë se mushkonja që pickoi Carnarvonin, ishte ushqyer në lëngjet e balsamimit të Faraonit.

Edhe tre vdekje të tjera i janë atribuar shpesh mallkimit

Arthur Mace: anëtar i ekipit të gërmimit. Ai vdiq në vitin 1928.

Sir Archibald Douglas-Reid: radiologu që skanoi me rreze X mumjen e Tutankhamunit. Ai vdiq në 1924 nga një sëmundje misterioze.

Richard Bethell: sekretar personal Carterit. U gjet i vdekur në shtratin e tij në nëntor 1929. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button