Personazhe

“Mamaja ime shkoi në shtrat me Hitlerin”

Romy Schneider ishte e bindur se nëna e saj kishte shkuar në shtrat me Adolf Hitlerin. Kjo gjë është përcjelë nga revista gjermane Bild, që ka cituar një intervistë të dhënë nga aktorja për revistën Emma, pak vite para se të ndërronte jetë. Deklarata ridoli në skenë gjatë regjistrimeve për një dokumentar mbi jetën e aktores.

Sipas asaj që Romy kishte thënë për revistën, aktorja ishte e bindur se nëna e saj, Magda Schneider kishte patur marrëdhënie intime me Hitlerin. Në lidhje me këtë do të flitet më gjerësisht në një dokumentar të “Arte”, me titull “Një mbrëmje me Romyn”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button