Your Life

“Mami im u bë profesoreshë, falë investimit që bëri për shkollimin e saj gjyshi me tre klasë shkollë”

Kemi lexuar plot histori suksesi, ama me shumë mundësi keni lexuar pak si kjo e mëposhtmja. Bëhet fjala për një histori reale të viteve ’60, kur një baba i pashkollë bashkë me një nënë shtëpiake, investuan që vajza e tyre të shkollohej. Në zymtësinë dhe fanatizmin e atyre viteve, histori të tilla të frymëzojnë padyshim pamasë. Më poshtë rrëfimi i plot i gazetares Irene Vella për të ëmën e saj.

“Kur nëna ime mbushi 18 vjeç, ishte duke përfunduar vitet e gjimnazit. Në vitin e fundit, në maturë, kishin arritur vetëm tetë gjimnazistë, dy vajza dhe gjashtë djem. Të tjerët ishin të gjithë fëmijë mjekësh, profesorash dhe avokatësh, ndërkohë mami im ishte e vetmja që vinte nga një familje me babain elektriçist dhe nënën shtëpiake. Gjyshërit e mi kishin mbaruar vetëm filloren, ndërkohë mami çdo mëngjes duhet të zgjohej herët për t’i përgatitur mëngjesin të gjithë pjesëtarëve të familjes.

Kur ishte në prag të përfundimit të gjimnazit, gjyshi i mamit (nga ana e babit të saj, apo gjyshit tim), i tha se kishte ardhur momenti të kërkonte punë. Diku kërkonin një sekretare dhe bëhen fjala për një vend prestigjioz për një vajzë me rezultate të mira si mami im. Ndërkohë mami mësonte shumë dhe ndihej keq se do hiqte dorë nga studimet aq herët. Nga ana tjetër, e dinte se familja e saj nuk kishte shumë mundësi ekonomike, ndaj s’mund ta hidhte dot poshtë si mundësi.

Një mbrëmje, gjyshi im e mori mënjanë dhe i tha: “Këto lekë i kemi kursyer për shkollimin tënd, merri dhe regjistrohu në universitet. Je ende në kohë për të vazhduar studimet”. Ishte viti 1960, gjyshi im mezi kishte mbaruar klasën e tretë, ishte jetim nga mamaja e tij, ama e kuptonte mjaft mirë rëndësinë e studimeve. Duke pasur vetëm dy vajza dhe asnjë djalë, të gjithë i thoshin: “I mjeri ti që s’ke asnjë djalë”, ama ai gjithmonë u përgjigjej se vajzat ishin dhurata më e mirë që jeta i kishte ofruar.

Ndërkohë mami im u diplomua pas 5 vitesh, duke studiuar çdo mëngjes e duke përsëritur çdo pasdite. U bë mësuese dhe nga momenti që ka dalë në pension, shkruan libra dhe korrigjon provime dhe tema diplomash. E gjitha kjo u bë e mundur nga një baba elektriçist, me tre klasë shkollë, që në vitet 1960 zgjodhi të investonte në kulturë, në vend të disa kushteve momentale që mund të plotësonte në shtëpi me punën që do të bënte mami im. Gjyshi im ishte një superhero”.

Back to top button