Enciklopedike

Manastiri armen ruante heshtën që shpoi Jezusin?

Screen Shot 2015-07-21 at 10.25.41

Sipas Ungjillit të Gjonit, Jezusi u shpua në brinjë nga një heshtë ndërkohë që ndodhej varur në kryq. Si rezultat, besohet se kjo armë zotëron fuqi të mbinatyrshme, dhe është bërë një relike bazë e kristianizmit. Me kalimin e viteve, një numër kishash kanë deklaruar që e zotërojnë këtë objekt të shenjtë. Një nga këto vende është Manastiri i Geghardit, ose Geghardavankut (që do të thotë manastiri i heshtës). Ndërtesa është e vendosur në Kotayak, një provincë në qëndrën e Armenisë, në skajet e Luginës së Azatit dhe i rrethuar nga humnera si kulla. Në fakt, pjesa e manastirit është e prerë nga mali ngjitur. Sipas legjendës, Manastiri i Geghardit është themeluar në shekullin e katërt nga Shën Gregor Iluministi. Vendi që ai zgjodhi ishte një burim që dilte nga një zgavër, e konsideruar e shenjtë, që përpara ardhjes së Kristianizmit.

Prandaj, Manastiri ishte i njohur në kohëra shumë ta lashta si Ayvirank (Manastiri i Shpellës). Nuk mbeti asgjë nga kjo ndërtesë e parë, pasi u shkatërrua në shekullin e IX nga Arabët. Megjithatë në fundin e sundimit mysliman në Armeni, manastiri u ringrit. Pjesa më e lashtë e kompleksit aktual është Kishëza e Shën Gregor Iluministit. Mbishkrimi më i lashtë mbi murin e jashtëm i përket datës 1177.

Ishte në shekullin e XIII që Manastiri mori emrin që ka sot. Kur në fillim u rindërtua mori emrin e Manastirit të Shtatë Kishave, i njohur edhe si Manastiri i Dyzetë Altarëve. Ndryshimi i detyrohet një legjende, sipas së cilës heshta që shpoi brinjën e Krishtit u soll në Armeni nga Shën Juda Apostulli, i njohur edhe si Tadeu, dhe ajo është ruajtur në manastir. Përveç kësaj relikeje, thuhet që ka patur të tjera në ndërtesë, duke përfshirë ato nga apostujt Andrea e Gjoni. Ishin këto objekte, kryesisht heshta, që tërhoqën pelegrinët në Manastirin e Geghard-it. Sot Heshta e Shenjtë nuk mund të shihet në ndërtesë, ndërsa ndodhet në muzeumin e Manastirit të Echmiadizin-it në kryeqyetin shpirtëror të vendit, e ruajtur në një kuti speciale prej argjendi të praruar, duke filluar që nga viti 1687.

“Ancient Origins” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button