Analiza

Manovra të mëdha për Michelle Obamën. Kandidate për Senat në 2016-ën

michelle obamaFjalët qarkullojnë prej pak kohësh, fillimisht prej blogjeve në Chicago, më tej nga ata kombëtarë dhe dje, falë rrjetit NBC, në mediat e mëdha: Michelle Obama do të kandidojë për Senat? Data është 2016, kur Barack Obama do të përfundojë mandatin e tij të dytë dhe First Lady do të jetë një ex, duke ia lënë ndoshta Shtëpinë e Bardhë, të parit First Husband të historisë (nëse fiton Hillary). Në nëntor 2016 do të jetë në lojë edhe një prej vendeve për senator të Illinoisit, shteti i Obamës, që ka një shumicë demokratike të fortë por që në Senatin e SHBA ka zgjedhur edhe një republikan, Mark Kirkun. Dhe Michelle, sipas shumë analistëve (edhe konservatorë) do të ishte kandidatja e vetme në gjendje që t’ia merrte këtë vend një senatori të Grand Old Party, i cili është shumë i vlerësuar.

Veprimtaria “politike” e Zonjës së Parë (që në teori duhet të ketë një rol përfaqësimi) nuk ka kaluar asnjëherë pa u vënë re. Që nga fushatat e saj kundër obezitetit dhe për një ushqim më të shëndetshëm në shkolla, tek sulmet e përsëritur ndaj republikanëve, që nga udhëtimi i saj në Kinë, tek darkat e shumta për të mbledhur financime, e deri tek marrja enjë pozicioni për lirimin e nxënëseve të rrëmbyera në Nigeri. Për momentin, mundësitë që të kandidojë nuk janë të shumta, por në dy vjet shumë gjëra mund të ndryshojnë. Dhe një sondazh i tanishëm e nxjerr fituese. Në një garë hipotetike Michelle Obama kundër Kirk, e para do të fitonte me 10 pikë avantazh nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Leave a Reply

Back to top button