Histori

Mao Ceduni, reformatori që vdiq urie 60 milionë, dhe i shpuri në harresë

Rrokaqiej që shpojnë retë. Dyqane të firmave përqafojnë trotuaret e qytetit. Makina sportive nxitojnë nëpër rrugë. Mirë se vini në Kinën moderne, fuqinë e re ekonomike të botës, që nxit rritjen ekonomikk globale dhe krijon një klasë të mesme, të pasur, me ato shifra që vendi ‘komunist’ kurrë nuk i ka parë.

Por, kthehuni prapa vetëm dy breza dhe ndryshimi është i frikshëm. Popullsia po vdes nga uria. Punësimi i skllevërve është i përhapur. Njerëzit torturohen sistematikisht dhe ekzekutohen nga shteti. Dhe një njeri po shpie të gjallë, gati një miliard njerëz, drejt një ferri: Mao Ceduni, Kryetar i Partisë Komuniste të Kinës dhe themelues i Republikës Popullore.

Mizoritë e kryetarit Mao u kryen nën flamurin e “Hapit të Madh Përpara”, një plan i hartuar në vitin 1958 për të modernizuar Kinën, si nga pikëpamja ekonomike, ashtu edhe ajo sociale.

Për ta bërë këtë, regjimi i Maos fillimisht i detyroi miliona fshatarë në një program të gjerë të ujitjes, për të ndërtuar diga dhe rezervuarë. Problemi ishte, kjo do të thoshte që toka e tyre mbetej e papunuar dhe të korrat u kalbën në vitin e parë, duke krijuar mungesa ushqimore. Fermerët më pas mbollën fara më herët, për të ushqyer familjet e tyre, por kjo thjesht do të bënte që të korrat e ardhshme të ishin edhe më të vogla.

Deri në fund të dekadës, ndërsa toka e fshatarëve po shtetëzohej dhe vendosej në duart e shtetit, Kina kishte rënë në kthetrat e zisë së bukës. Të privuarit hanin “kekë balte” (të cilat përkohësisht e largonin urinë, por në fund u bllokonin stomakun dhe zorrët), ose hanin kulmet prej kashte të shtëpive të tyre. Disa madje iu kthyen kanibalizmit. Çmendurisht, Mao vazhdoi të eksportojë tonelata me ushqime, në një përpjekje për t’i treguar botës se si komunizmi mund të ishte produktiv.

Në mesin e kësaj krize, milicia dhe zyrtarët e shtetit e zbatuan pa mëshirë vijën e partisë. Çdokush që kapej duke vjedhur ose grumbulluar ushqime – madje edhe fëmijët – rrihej ose ekzekutohej. Ka raporte për prindër që detyroheshin të varrosnin fëmijët të gjallë, ose t’i vinin flakën vetes. Punëtorët detyroheshin të punonin lakuriq në mes të dimrit.

Shumë prej këtyre dhe tmerre të tjera dolën në dritë vetëm në vitin 2010, kur historiani Frank Dikötter me banim në Hong Kong fitoi qasje të paprecedentë në arkivat zyrtare të Partisë Komuniste. “Ajo renditet së bashku me Gulagët dhe Holokaustin si një nga tre ngjarjet më të mëdha të shekullit të 20-të … Duket sikur gjenocidi i Pol Pot-it shumëfishohet 20 herë,” tha ai. Gjatë studimit të tij, Dikötter zbuloi se Partia Komuniste i shihte fermerët si thjesht “shifra”, një forcë punëtore pa fytyrë. Në total, deri 45-60 milion njerëz vdiqën gjatë Hapit të Madh të Maos. Në krahinën e Sichuan gjysma e popullsisë u zhduk midis viteve 1958 dhe 1961. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button