Histori

Marifete të pista në zgjedhjet amerikane: “Hidraulikët” e Richard Niksonit

screen-shot-2016-10-22-at-20-05-17

Ngjarja ka të bëjë me një grup famëkeq të njohur si “Hidraulikët“e Shtëpisë së Bardhë, që u quajtën kështu pasi pengonin “rrjedhjet” e informacionit. Grupi përbëhej kryesisht nga ish-agjentë të CIA-s, aktivitetet e të cilëve financoheshin në mënyrë të fshehtë nga paratë e fushatës për rizgjedhjen e Niksonit.

Punë e parë e Hidraulikëve, përfshinte parandalimin e rrjedhjes së informacioneve të klasifikuara në lidhje me politikën e jashtme të administratës. Shtëpia e Bardhë u trondit nga plasja e skandalit “Pentagon Papers” – një raporti i klasifikuar i dekonspiruar nga punonjësi i Departamentit të Shtetit, Daniel Elsberg, që tregonte se presidentët kishin gënjyer publikun në lidhje me Luftën e Vietnamit që nga koha e Ajzenhauerit.

Në shenjë hakmarrjeje, Shtëpia e Bardhë urdhëroi Hidraulikët të hynin më forcë në zyrën e psikiatrit të Elsbergut për të gjetur informacione që mund ta diskreditonin këtë të fundit. Hidraulikët komplotuan ndërkohë për të djegur Institutin Brookings, një think-tank i qendrës së majtë, për shkak se Shtëpia e Bardhë dyshonte se punonjësit e kësaj organizate mund të dekonspironin për median dokumentet e klasifikuara të Departamentit të Shtetit.

Por Hidraulikët nuk pengonin vetëm rrjedhjen e informacionit. Teksa po afroheshin presidencialet e vitit 1972, grupi filloi të zgjerojë operacionet duke u angazhuar në sabotimin e garës së kundërshtarëve politikë të presidentit Niksonit. Akti më i famshëm i grupit qe vjedhja e selisë së Komitetit Kombëtar Demokratik në kompleksin e zyrave në Uotergejt.

Pesë nga Hidraulikët u arrestuan, kur një roje sigurie i vëmendshëm vuri re një shirit kasetë që mbulonte shulin e derës dhe thirri policinë. Skandali çoi në fund në rënien e Niksonit, teksa gazetarët dhe hetuesit e Kongresit vazhduan të hetojnë mbi lidhjet financiare mes vjedhësve të Uotergejtit dhe komitetit të rizgjedhjes së Niksonit, ndërsa Shtëpia e Bardhë reagoi përmes dhënies së ryshfeteve, dëshmive të rreme dhe pengimit të së vërtetës. Truket e pista të Hidraulikëve e morën në qafë Niksonin, në vend të kundërshtarëve të tij. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button