Histori

Marifetet e ndyra në presidencialet amerikane: Kur Stafi i Kenedit rriti temperaturën e studios gjatë debatit me Niksonin

screen-shot-2016-10-20-at-09-09-12

Zgjedhjet presidenciale të vitit 1960, mes senatorit Xhon F. Kenedi dhe zv.presidentit Riçard Nikson, qenë një nga garat më rezultatin më të ngushtë në histori. Ato qenë gjithashtu qartazi zgjedhjet e para, ku televizioni luajti një rol vendimtar në përcaktimin e fituesit. Nikson dhe  Kenedi kishin rënë dakord për një seri debatesh, të transmetuarua për herë të parë në televizion.

Kenedi e përdori median e re me shumë efektshmëri gjatë garave të tij kongresuale në Masaçusets, dhe stafi i tij i fushatës e kuptoi si duhet të menaxhonte paraqitjen e kandidatit të tyre në ekran për të maksimizuar mbështetjen ndaj tij. Përkundrazi, Niksoni pati shansin të bënte disa paraqitje televizive qëkur ishte zv/president, por ekipi i tij nuk e kishte përdorur asnjëherë televizionin gjatë një gare konkurruese.

Para debatit të parë të 26 shtatorit 1960, kandidatët kishin rënë dakord të mos përdonin fare grim. Si Kenedi dhe Nikson e thyen këtë marrëveshje, por në mënyra shumë të ndryshme – Kenedi përdori nje shtresë të hollë grimi të vendosur në mënyrë profesionale pak përpara debatit, ndërsa Niksoni një produkt të quajtur “Lazy Shave” për të fshehur disa shenja në fytyrë.

Ekipi i Niskonit e dinte që kandidati i tyre djersiste, kështu që ata vendosën një termostat për ta mbajtur studion të freskët.

Por edhe ekipi i Kenedit qe në dijeni të problemit që kishte zv/presidenti, dhe fshehurazi e ngriti temperature e studios me disa gradë. Kur kamera filloi të zhvendoset, diferenca mes kandidatëve ishte mbresëlënëse për audiencën që shikonte nga shtëpia. Kenedi dukej rinor dhe i relaksuar, ndërsa Niksoni, edhe pse vetëm 4 vite më i madh se rivali i tij, djersiste papushim dhe vazhdimisht fshinte fytyrën me një shami.

Debati u pa nga 70 milionë njerëz, dhe votimi më pas tregoi se më shumë se gjysma e votuesve qenë të ndikuar nga shfaqjet e kandidatëve gjatë debatit. Shkencëtarët politikë debatojnë ende sot mbi ndikimin e debatit, por duke pasur parasysh se Kenedi i fitoi zgjedhjet me pak më shumë se 100.000 vota, pak gradë më pak në termostat mund të kishte bërë diferencën. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button