Histori

Marifetet “e ndyra” të politikës amerikane: Sabotazhi i Niksonit

screen-shot-2016-11-03-at-22-28-59

Kemi vendosur në krye të kësaj liste një lëvizje politike të pashpirt, që dënoi me vdekje mijëra ushtarë amerikanë. Në vitin 1968, Lufta e Vietnamit kishte 4 vite që po zhvillohej në shkallë të plotë. Në muajin mars, Presidenti Lindon Xhondon urdhëroi bombardimimin e kufizuar të Vietnamit të Veriut për të detyruar nisjen e bisedimeve të paqes.

Niksoni, që kishte premtuar një plan të fshehtë për të fituar luftën, e dinte se çdo marrëveshje e paqes e nënshkruar përpara zgjedhjeve do të rrënonte shanset e tij për të fituar presidencën. Kështu ai vendosi t’i dërgojë një mesazh të fshehtë Presidentit të Vietnamit të Jugut, Ngujen Van Tiu, duke pretenduar se do të siguronte një marrëveshje më të mirë për Saigonin, nëse fitonte zgjedhjet.

screen-shot-2016-11-03-at-22-28-59

Tiu – që mendoi se kishte pak për të humbur, përderisa mund të arrinte një marrëveshje pavarësisht se kush i fitonte zgjedhjet – hoqi dortë në momentet e fundit nga bisedimet e paqes.

President Xhonson u njoh me makinacionet e Niksonit, kur përgjimet e ambasadorit amerikan në Vietnamin e Jugut nga NSA e zbuluan komplotin. Presidenti u tërbua me atë që ai e cilësoi një akt tradhtie të Niksonit, por ai u frenua ta bënte këtë publike, nga frika se Vietnami i Jugut do të mësonte se komunikimet e ambasadorit të tyre qenë duke u përgjuar. Kjo s’do të thoshte që Xhonsoni do të rrinte duarkryq, përkundrazi ai përdori çdo mjet në dispozicion për të penguar Niksonin.

Ai urdhëroi FBI-në të vendosë nën vëzhgim fushatën e Niksonit, dhe t’i japë detajet e komplotit kandidatit demokrat Hubert Hamfri, në mënyrë që shtabi elektoral i këtij të fundit të mund të publikonte tradhtinë e Niksonit. Megjithatë, ndihmësit e Hamfrit besonin se ai do të fitonte lehtësisht zgjedhjet, ndaj dhe nuk e panë të nevojshme bërjen e akuzës tronditëse se një kandidat presidencial ishte angazhuar në tradhti.

Ndërkohë, stafi i Niksonit vazhdoi të fajësojë demokratët, se kishin dështuar për të bërë ndonjë përparim në zgjidhjen e Luftës së Vietnamit. Niksoni u ofrua madje të udhëtonte në Vietnamin e Jugut për të rrikthyer Tiu-n në tryezën e bisedimeve (ne thjesht mund ta imagjinojmë sa produktiv do të kishte qenë ai takim). Në fund, Niksoni fitoi zgjedhjet me më pak se 1 përqind diferencë, nga ku doli se plani i tij sekret për paqe në Vietnam ishte intensifikimi i fushatës së bombardimeve, dhe zgjerimi i luftës në Kamboxhia dhe Laosin fqinj.

Në vitin 1973, Shtetet e Bashkuara do të arrijnë një marrëveshje paqeje me Vietnamin e Veriut, kryesisht me të njëjtat kushte si ato të diskutuara në 1968-ën. Mbi 22.000 ushtarë amerikanë u vranë në ato 5 vite, së bashku me një numër të pallogarritshëm vietnamezësh, kamboxhianësh dhe laosianësh, një provë kjo që ndonëherë mashtrimet e pista mund të ketë të bashkangjitur një numër të madh të vdekurish. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button