Histori

Marifetet e pista në presidencialet e SHBA: Thatheshemet mbi vajzën e paligjshme të Xhon Mekeinit

screen-shot-2016-10-21-at-7-52-47-am

Në fillim të vitit 2000, pretendentët kryesorë për nominimin republikan për president ishin Guvernatori i Teksasit Xhorxh Ë. Bush dhe senatori i Arizonës, Xhon Mekein. Bush ishte mirë-financuar, dhe kishte mbështetjen e lidershipit republikan, por fushata kryengritëse e Mekeinit kishte shkaktuar shqetësim pasi gjatë garës së parë paraprake në Nju Hempshajër, ai mposhti Bushin me 19 pikë.

Parapraket e dyta do të mbaheshin në Karolinën e Jugut, dhe nëse Bush do të humbte edhe atje, kishte të ngjarë të humbiste përfundimisht emërimin. Në këtë moment hyn në veprim strategu kryesor i fushatës së Bush, Karl Rov, një njeri i njohur për qasjen e tij për një fushate për jetë a vdekje me kundërshtarin. Arma që Rov zgjodhi të godasë Mekeinin u dëshmua dhe vërtetua si një mashtrim i pistë, fushata e pëshpëritjeve.

Një fushatë e pëshpëritjeve përfshin përhapjen e një thashetheme të pavlera ose dashakeqe për kundërshtarin, ndërsa siguron që thashethemet të mos jenë të dëmshme për ju. Dy javë para zgjedhjeve, filluan të shfaqeshin pamflete që përdornin një foto të Mekeinit me vajzën e tij të adoptuar nga Bangladeshi, duke pretenduar se ai kishte një vajzë të paligjshme afro-amerikane, një akuzë që mund t’i kushtonte votat në një shtet, i cili nuk e hedhur tërësisht pas shpine historinë e tij të shëmtuar të segregacionit racor.

Më pas qenë anketuesit anonimë që u telefonin republikanëve lokalë, duke i pyetur nëse do të votonin për Mekeinin nëse ai ishte mendërisht i paqëndrueshëm, për shkak të kohës së tij si komandant njësie në Vietnam. Mekein u zemërua aq shumë nga sulmet e liga sa që u përplas personalisht me Bushin, të cilit i kërkoi të ndalë akuza të tilla; kur ky i fundit mohoi përgjegjësinë për fushatën e diskreditimit, Mekein i tha:”Mos thuaj budallallëqe!”. Ditën e zgjedhjeve, Mekein humbi kryesimin dhe Bush fitoi me 11 pikë. Me asnjë rrugë të mundshme për emërimin, Mekein doli nga gara, por ai nuk e fali kurrë Bushin për sulmet ndaj familjes së tij dhe heroizmat e kohës së luftës. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button