Ekonomi

MARKETING / Fuqia “mashtruese” e reklamave

reklama 1

Reklamuesit nuk do të punonin aq mirë sa punojnë, nëse ata nuk kanë një kuptim të thellë për  nevojat tona të vërteta. Gjithësesi, të armatosur me këtë njohuri, ata janë jashtëzakonisht të pandjeshëm dhe “mizorë” ndaj nesh. Pasi ndërsa na gëzojnë ne duke na kujtuar për dëshirat tona të fshehura, nga ana tjetër refuzojnë të bëjnë ndonjë gjë të ndjeshme ose të sinqertë për t’i shuar ato në mënyrën e duhur. Ata na tregojnë parajsën, më pas nuk shesin asnjë gjë me ndihmën e të cilës ne mund ta arrijmë atë

Patek Philippe është një nga gjigandët e industrisë globale të prodhimit të orëve, me të ardhura vjetore prej 750 milion eurosh. Prej vitesh, ata kanë menaxhuar një seri shumë të spikatur reklamash për prindër dhe fëmijë. Është e sigurt që diku e keni parë një prej tyre.
Në njërën për shembull, është një baba dhe një djalë së bashku në një motobarkë e cila të sjell ndër mend dashurinë dhe besnikërinë prindërore dhe atë të fëmijërore. Djali është duke dëgjuar me kujdes, ndërsa babai i tij i dashur po i  tregon rreth veçantive të udhëtimit në det. Ne mund të imagjinojmë se djali do të rritet plot besim dhe i pavarur – gjithashtu edhe i respektueshëm dhe i ngrohtë. Ai do të jetë i mprehtë të ndjekë hapat e të atit dhe t’u ngjasojë anëve të tij më të mira. Babai ka punuar shumë në marrëdhënie (dikush mund ta mendojë se ata kanë dalë disa herë bashkë në det të hapur dhe kur djali ishte më i ri, mund të ketë patur midis tyre seanca maratonë ndërtimi të lojërave Lego në dhomën e djalit) dhe tani, babai po merr mbrapsht dashurinë. Reklama kupton shpresat tona më të thella. Megjithatë është prekëse, për shkak se ajo që përshkruhet është kaq e vështirë për t’u gjetur në jetën reale. Marrëdhëniet atë-bir rrallëherë shkojnë kaq mirë. Ka neglizhim, rebelim dhe hidhërim. Babai ishte shumë shpesh larg. Djali është futur në një grup të keq në shkollë. Nuk ka mundësi të bisedohet më. Por për një moment, falë Patek Philippe, ne na dhurohet një pamje parajse psikologjike; nuk është çudi nëse ndihemi të prekur.
Ose të shohim një reklamë të Calvin Klein. Prindërit dhe fëmijët janë bashkuar në një festë të lumtur. Ka të qeshura; gjithkush mund të jetë paksa “i marrë” në grup, nuk ka nevojë të vësh një maskë, pasi gjithkush këtu i beson gjithkujt. Askush nuk ju kupton më mirë sesa këta njerëz. Në sallën anonime të pritjes në aeroport, në dhomën e vetmuar të hotelit, juve do të kujtoheni për këtë grup dhe do t’ju mungojnë tmerrësisht. Në mënyrë alternative, mund t’ju marrë malli për ato vite, kur gjithshka ishte kaq e lehtë. Fëmijët janë rritur tani dhe streset janë shumë më të mëdhenj. Vetëm javën e fundit ndodhi një zënkë e tmerrshme për ilaçet dhe telefonat celularë. Marrëdhënia juaj me partneren është gjithashtu në krizë. Calvin Klein e di këtë; është kapur në dëshirat tona më të thella e në të njëjtën kohë më bishtnuese.
Reklamuesit nuk do të punonin aq mirë sa punojnë, nëse ata nuk kanë një kuptim të thellë për  nevojat tona të vërteta; çfarë na duhet në të vërtetë që të jemi të lumtur? Shtytja e tyre emocionale bazohet në njohjen shumë të mirë tonën. Ne jemi krijesa që kemi nevojë për dashuri seksuale, marrëdhënie të mira familjare, marrëdhënie me të tjerët dhe ndjesinë se jemi të respektuar.  Reklamuesit kuptojnë.
Gjithësesi, të armatosur me këtë njohuri, ata janë jashtëzakonisht të pandjeshëm dhe “mizorë” ndaj nesh. Pasi ndërsa na gëzojnë ne duke na kujtuar për dëshirat tona të fshehura, nga ana tjetër refuzojnë të bëjnë ndonjë gjë të ndjeshme ose të sinqertë për t’i shuar ato në mënyrën e duhur. Ata na tregojnë parajsën, më pas nuk shesin asnjë gjë me ndihmën e të cilës ne mund ta arrijmë atë.
reklama 2

Sigurisht, reklamuesit na shesin mallra. Por, janë gjithmonë gjërat e gabuara, në raport me shpresat që na zgjojnë. Calvin Klein bën kolonjë shumë të pëlqyer. Orët e Patek Philippe-it janë pajisje tejet të besueshme për të llogaritur kohën. Por është e vështirë të shohësh sesi këto produkte do të na ndihmojnë të sigurojmë të mirat që u ofrojnë mendimeve tanë të të pandërgjegjshmes. Një orë ose një shishe parfumi – sado të shkëlqyera në vetvete – nuk i kanë përgjigjet për dilemat tona të vërteta. Shqetësimet tona janë kaq shumë më të mëdha nga sa kuptojnë këta produkte.
Ne i shesim njëri-tjetrit gjërat e gabuara. Ne i kemi zgjidhur pak a shumë nevojat për kohëmatje në lëvizje dhe aromat personale. Por ka sfida tregtare shumë më të mëdha, më kuptimplote për brezin e ardhshëm të sipërmarrësve (një mundësi biznesi është, në thelb, thjesht një nevojë e paarritur; dhe ne kemi plot). Kolektivisht ne duhet të kthejmë ambiciet tona në funksion të krijimit të llojeve të reja të produkteve – kjo tingëllon sot po aq e çuditshme sa një orë dore në 1500-ën. Ne kemi nevojë që shtysa e tregtisë dhe industrializimit të na vijë pas duke i mbushur jetët tona dhe botën tonë – me produkte që na ndihmojnë me të vërtetë të begatojmë, të gjejmë kënaqësi dhe të menaxhojmë më mirë marrëdhëniet tona. Vetëm kjo mund të na ndihmojë t’i kthejmë në realitet idealet aq të dashur, të cilët reklamuesit e sotëm na bëjnë t’i vështrojmë për së largu.
Njerëzit që punojnë në reklamat e dinë se ata janë duke ngacmuar dëshira të cilat nuk mund t’i përmbushin. Është arsyeja pse shumë prej tyre, veçanërisht më të talentuarit, vuajnë nga kriza në moshën e mesme. Ata e dinë se gjenialiteti i tyre i është përkushtuar krijimit të imazheve të lumturisë, që produktet e tyre mund të gjenerojnë. Të goditur nga pavërtetësia në jetën e tyre, me ca para në bankë, shumë nga këta reklamues tentojnë ta lënë fushën dhe përpiqen për diçka të re:  vazhdojnë shkollë të lartë për filozofi, hapin një bar, ose udhëtojnë botën në kërkim të kuptimit. Duhet t’i ftojmë t’i kthehen punës e t’i bëjnë më të zgjuara reklamat, një lloj të ri reklamash: një lloj që nuk identifikon vetëm atë që na bën të lumtur, por që na ndihmon të godasim në shenjë për të qënë të tillë. /the book of life/
e.xh./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button