Histori

Martin Borman: Fati i hierarkut që nuk u dënua kurrë nga drejtësia

Screen Shot 2016-03-03 at 9.23.15 PM

Natën e 15 tetorit 1946, 10 nga 12 kriminelët e mëdhenj të luftës të dënuar me vdekje në gjyqin e Nyrembergut u ekzekutuan. Njëri nga të dy që i shpëtuan varjes qe Rajhsmarshalli Herman Gëring, i cili kreu vetëvrasje duke gëlltitur një kapsulë cianuri dy orë përpara ekzekutimit të tij. Njeriu tjetër Rajhslajteri Martin Borman, i cili kish arritur të siguronte një sasi të jashtëzakonshme pushteti brenda Partisë Naziste. Ai ishte pothuajse i panjohur jashtë elitës partiake pse kish punuar në hije të Hitlerit. Ndërsa fundi i luftës po afrohej, shumë prej nazistëve të lartë po largoheshin. Herman Gëringu ishte larguar drejt perëndimit dhe ishte kapur nga ushtarët amerikanë pasi ishte shpallur vdekje e Hitlerit. Në testamentin politik të Hitlerit, Gëringu ishte përjashtuar nga partia, ndërsa Bormani ishte emëruar drejtues i partisë. Sipas Johen Von Lang, Gëbelsi dhe Bormani kishin “mbajtur një brifing ushtarak natën e 2 majit 1945”. Gëbelsi tashmë kish vendosur të kryente vetëvrasje, ndërsa Bormani dëshironte patjetër që të mbijetonte. Shënimi i fundit në ditarin e tij ishte “tentativë arratisjeje!”. Fati i Martin Bormanit pas kësaj nate është i panjohur. Ka shumë spekullime lidhur me fatin e tij që shkojnë nga i mundëshmi tek spektakolari. Rajhslajteri Borman, i cili sipas A. Xoler, “ushtronte kontroll absolut mbi të gjithë strukturën e Rajhut” dhe, megjithatë, pothuajse i panjohur për publikun e gjerë, u lind më 17 qershor të vitit 1900. Ai u lind në Saksoni nga një nëpunës poste. Bormani ju afrua një organizate antisemitike në vitin 1920 dhe më 1923 qe anëtar i trupave Freikorps. Gjatë kësaj periudhe, ai u burgos për një vit për vrasje dhe një vit pas lirimit të tij, Bormani ju bashkua Partisë Naziste si administrator financiar. Më 1933 ai e kish hapur rrugën e tij për t’u bërë Rajhslajter, gjeneral dhe Shef i Stafit të Rudolf Hes, numrit dy të partisë. Kur Hesi fluturoi drejt Britanisë, Bormani me gëzinm trashëgoi pozicionin e tij dhe u bë zëvendës i Hitlerit. Ai kishte shumë armiq në parti dhe Gëringu shpjegoi se bile dhe Gëbelsi ia kish frikën atij dhe pushtetit të tij. Bormani e shikonte veten si një karakter fisnik dhe në një letër për të shoqen të datës 2 prill 1945, ai shkruante se “nëqoftëse jemi paracaktuar nga fati që të japim shpirt në hollin e Mbretit Atila, ashtu si Nebeliungu, atëhere ne shkojmë drejt vdekjes me krenari dhe me kokat lart”.

Megjithë kapadillëkun e tij, ndërsa koha për të luftuar erdhi, Bormani bëri një përpjekje të dëshpëruar për të mbijetuar. Në mbarim të luftës, liderët aleatë vendosën që të gjykojnë nazistët e lartë si kriminelë lufte në Nyremberg. Ndërsa Martin Bormani nuk gjendej, u vendos që të gjykohej në mungesë. Megjithëse aleatët kishin dëshmi që deklaronin se Bormani kish vdekur, kjo gjë u injorua sepse nëqoftëse “Bormani deklarohej tani si i vdekur nga gjykata dhe më pas bëhej i gjallë, atëhere nazistët fanatikë do të dyshonin se ndoshta dhe Fyhreri ishte i gjallë”. Me qëllim që besueshmëria e aleatëve të mbetej e paprekur, Bormani u akuzua për krime kundër paqes, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Dr. Fridrih Bergold u emërua në këtë detyrë të vështirë për mbrojtjen e një njeriu në kërkim. Ai e konsideroi “një dështim të drejtësisë për gjykatën që po e gjykonte në mungesë klientin e tij”.

Gjykata ndërkombëtare e dënoi Rajhslajterin Martin Borman me vdekje. Nata e 1 – 2 majit 1945 është e fundit për vendndodhjen e Martin Bormanit. Rajhslajteri po përpiqej në mënyrë të dëshpëruar që ta linte i gjallë Berlinin. Ishte përpjekur të negociionte me rusët për një armëpushim të shkurtër me qëllim për të që të siguronte një kalim të sigurtë nëpërmjet linjave të armikut, por i ishte refuzuar. Të mbijetuarit e Fyhrerbunkerit po përpiqeshin që t’i largoheshin qytetit dhe çdo 20 minuta një grup largohej. Bormanu shfaq i veshur me një uniformë SS-ësh pa grada dhe një pallto lëkure. Xhepat e tij mbanin një kopje të testamentit të Hitlerit, që e siguronte atë në pushtet. Grupi i tij, i cili përfshinte Aksmanin, Kempkan dhe Shtumfegerin, arriti në stacionin e metrosë Fridrihshtrase, por qëndruan në Urën Vajdendamer. Rusët mbanin anën tjetër të urës dhe kështu që e bënin të pamundur kalimin e saj pa mbulimin e tankeve. Në mënyrë të mrekullishme, disa tanke tigër gjermanë dhe disa makina të blinduara u afruan aty. Grupi i Bormanit u përkul rreth tankeve dhe filloi të kalojë urën. Bormani dhe Shtumpfegeri qenë bashkë, Kempka ishte prapa tyre dhe më larg akoma ishte Aksman. Një predhë ruse goditi tankun afër Bormanit dhe e hodhi në erë. Pas këtij momenti, e vërteta për fatin e Bormanit është e vështirë për t’u deshifruar nga historitë kontradiktore. Ngjarjet deri në këtë pikë nuk diskutohen në burimet e besueshme. Dy prej dëshmive gjerësisht të besuara janë nga dy prej njerëzve që qenë me Bormanin atë natë. Njëri prej tyre qe shoferi i Hitlerit, Erik Kempka. Kempka dëshmoi se kur shpërtheu tanku, ai e pa Bormanin të rrëzohej i mbuluar nga flakët. Vetë ai ra pa ndjenja nga goditja dhe, kur u përmend, nuk e pa trupin e Bormanit, megjithëse mendonte se kish vdekur. Dëshmitari tjetër i asaj nate qe Artur Aksman, kreu i organizatës së rinisë naziste Hitler Jugend. Ai pretendoi se as shpërthimit grupi ishte ndarë, por Bormani dhe Shtumpfegeri i ishin ribashkuar atij dhe Gynter Velcinit (adjutantit të Aksmanit) dhe sëbashku i qenë afruar Lehrter Bohnit të stacionit të 5 hekurudhor. Atje kish pasur rusë në platformë. Kjo dukshëm që e kish frikësuar Shtumpfegerin e Bormanin dhe ata ia mbathën. Rreth orës 3 të mëngjesit, Aksmani hasi trupat e Bormanit dhe Shtumpfegerit. Ata dukeshin të vdekur, por pa gjak apo plagë. Elitës së bunkerit i qenë shpërndarë kapsula helmi.

Aksmani supozoi se të dy i kishin përdorur për të vrarë veten. Fatkeqësisht, Velcini nuk mund ta konfirmonte dëshminë e tij teksa vdiq rob i rusëve. Këta qenë dy njerëzit e fundit që panë Bormanin. Ka pasur shumë diskutime lidhur me vlefshmërinë e deklarimeve të tyre. Një çorientim i natyrshëm është faki se të dy dëshmitarët qenë mazistë të nivelit të lartë. Sigurisht që kishte një motiv për një histori qëllimisht fallse, megjithëse të dy deklaruan se nuk qenë aspak miq të tij siç bënë të ditur shumë prej tyre për Bormanin. Fakti që njerëzit kishin qenë të dy në urë, afër Bormanit dhe sërish historitë e tyre e kundërshtojnë njëra tjetrën, duke hedhur dyshim mbi dëshmitë e tyre. Të dy qenë afër Bormanit kur tanku shpërtheu, por Kempka raportoi se Bormani mund të mos i ketë shpëtuar shpërthimit, por, ndërsa ai nuk e pa trupin e tij më pas, mbi dëshminë e tij bie dyshimi.

Aksmani pretendoi se e pa trupin, por bile ai tha se, edhe pse supozoi se ishte i vdekur, nuk merrte vesh nga mjekësia. Deklarimet e tij nuk u përdorën në gjyqin e Nyrembergut për Bormanin, pasi qenë jo të verifikueshme. Pa një trup ishte i vështirë të verifikohej secili prej këtyre pretendimeve. Ata që besonin Bormanin të vdekur qenë shumë të interesuar në gjetjen e trupit të tij, qoftë edhe për t’ju dhënë fund historive të pabesueshme të aventurave të tij të pasluftës. Në vitin 1964, Johen Von Lang dhe Kryeprokurori Joahim Rihter gërmuan për mbeturinat e Martin Bormanit. Një njeri që pretendoi se ishte shtrënguar nga rusët që të varroste Bormanin dhe Shtumpfegerin kish identifikuar varrin e supozuar. Njeriu e dinte se trupi kish qenë ai i Bormanit për shkak të portofolit të gjetur në trup nga shefi i njeriut. Von Langu e verifikoi këtë histori. Njeriu e çoi Von langun dhe Rihterin në vendin ku trupat qenë vendosur përpara se ai t’i lëvizte ato në vendin e varrosjes. Ai qe saktësisht vendi ku Aksmani kish dëshmuar t’i kish parë për herë të fundit. Gjithësesi, kërkimi nuk zbuloi asgjë.

Shtatë vjet më pas qyteti i Berlinit po gërmonte në zonën afër varrit të dyshuar. Von Lang mori pjesë dhe dy trupa u zbuluan dhe u identifikuan si ato të Bormanit dhe Shtumpfegerit. Ata u gjetën mbi 10 metra larg nga vendi i kërkimit të mëparshëm. të dhënat dentare të rikrijuara me kujtesë nga Doktor Hugo Blashke në vitin 1945 i identifikuan trupat.

Një konferencë shtypi në Gjermaninë Perëndimore shpalli zbulimin e mbeturinave. Përderisa të dhënat dentare qenë krijuar nga kujtesa, autenticiteti i tyre është në pikëpyetje. Gjithashtu, portofoli i gjetur nga rusët mund të kish qenë fallsifikim apo deri dhe një diversion. Shumë interesante, ata që donin të diskreditonin gjetjen nuk i sulmuan të dhënat dentare. Në vend të kësaj, një njeri shkroi se mbetjet qenë një fallsifikim i zgjuar, ku një njeri nga një kam përqëndrimi ishte përshtatur për të dhënat dentare të Martin Bormanit. Një tjetër kundërshtoi në aspektin që sipas një burimi sovjetik, pas marrjes së udhëzimeve nga Moska, rusët e kishin zhvarrosur Bormanin nga varri i tij në Berlin dhe e kishin rivarrosur diku në Gjermaninë Lindore në një varra pa emër. Të dy këto arësyetime duket se janë spekullime dhe përgjithësisht të pabazuara. Mbeturinat shpesh u vunë nën akuzë sepse qenë gjetur nga një grup hapësish kanalesh. Arësyeja pas kësaj qe se autoritetet gjermane nuk do ta vlerësonin të gjithë zonën e varrit të hapur të supozuar. Historitë rreth mbijetesës së Martin Bormanit janë të bollshme dhe në shumë raste janë pothuajse të pabesueshme. Në vitin 1961, Doktor Fric Bauer, një prokuror i mirënjohur i kriminelëve të luftës nazistë, deklaroi se ishte i bindur që Bormani ishte akoma gjallë.

Një valë historishë rreth vendndodhjes së Martin Bormanit dolën në dritë. Një njeri pretendoi se e kish parë Bormanin brenda një tanku në Berlin, jo në krah të tij, dhe një tjetër deklaroi se e dinte me saktësi vendin në Argjentinë ku po banonte Bormani. Një tjetër pretendoi se Bormani po mbante korrespondencë me gruan e tij e cila jetonte në Itali pas luftës. Këto histori rezultuan jo vetëm që të ishin të pabazuara, por e vërteta absolute është akoma e panjohur. Shumë histori u shfaqn. Pol Mening shkroi një libër rreth jetës paslufte të Bormanit. Ai shpjegoi se Bormani ishte larguar për në Spanjë nëpërmjet aeroportit të Salcburgut. Peshkopi i Mynihut e konfirmoi këtë histori. Mening vazhdoi duke shpjeguar se ky Borman i gjallë kish qenë “më së shumti përgjegjës për shëndoshjen ekonomike të Gjermanisë Perëndimore të pasluftës”. Kjo histori, që eventualisht duhet të quhet kështu, bëhet akoma më qesharake kur autori fillon të flasë për kërcënimet që mori nga Gestapoja private e Martin Bormanit. Prova e tij kryesore duket se është një fotokopje e llogarisë bankara e argjentinase të Bormanit, e cila duket shumë jo e qëndrueshme. Fatkeqësisht, Von Langu përpiqet që pothuajse ta nulifikojë këtë provë me zbulimin e tij se shërbimi sekret argjentinas u korruptua me shumën e mjerë të 50 dollarëve amerikanë.
Një libër tjetër flet për teorinë se Bormani u largua nga Gjermania me ndihmën e një nëndetëseje. (Në mënyrë të rastësishme, disa burime thonë se Bormani qe në bordin e një nëndetëseje të mbytur nga britanikët. Ndoshta kjo ndihmon të provohet kjo teori). Ai ia doli të arrijë në Kili dhe më pas shkoi në Argjentinë, ku mbijetoi me ndihmën e Presidentit Huan Peron. Farago më pas shpjegon për lexuesin sesi Rikter (i cili zëvendësoi Joakim Bauerin në kërkimin e Bormanit) e konsideroi informacionin e Faragos si “ i paqartë… [dhe] rezultoi i padobishëm në investigimin tonë”. Autori duket se e ka diskredituar veten. KGB-ja sovjetike caktoi Majorin L. Bezimenski për ta investiguar Martin Bormanin. Pas dy vjet kërkimesh të palodhshme, raporti i tij i titulluar “On the Trail of Martin Bormann” konkludoi se Bormani kish kryer një arrati të suksesshme në Amerikën e Jugut. Ky raport u shkrua gjatë Luftës së Ftohtë, ku sipas shumë burimeve, kjo u vinte për shtat të dyja palëve për ta implikuar njëra tjetrën në zhdukjen e Martin Bormanit. Natyrisht që do të ishte propagandë e mirë të akuzoje palën tjetër për ndjekjen e perandorisë së keqe naziste. Megjithëse shumë libra të tjerë janë shkruar lidhur me aventurat fantastike të Martin Bormanit par largimit të tij nga Berlini sesa për vdekjen e tij atë natë të muajit maj 1945, librat që e paraqesin atë të mbijetuar janë tejet fiktivë. Secili prej tyre bazohet mbi një konspiracion dhe dëshmi anësore.
Nga ana tjetër, mbeturinat që u gjetën në Gjermaninë Perëndimore u identifikuan si ato të Martin Bormanit. Përderisa ai nuk u deklarua zyrtarisht i vdekur nga një gjykatë gjermanoperëndimore, mbeturinat nuk mund të pranohen se janë 100 përqind të vërteta. Fati i Martin Bormanit ka shumë gjasa që nuk do të zgjidhet asnjëherë krejtësisht, por misteri që rrethon zhdukjen e tij ka intriguar shumë njerëz. Legjenda është mbajtur gjallë nga gjuetarët e nazistëve që duan të dërgojnë palë fajtore përpara drejtësisë, gjë që është legjitime. Ata që dëshmuan të këqijat e partisë naziste nuk mund të çlirohen nga ky imoralitet derisa çdo njeri i përfshirë të ndëshkohej.
(nga History of War)
Përgatiti:

ARMIN TIRANA / bota.al

Leave a Reply

Back to top button