Magazine

Martohen Sergi Roberto dhe Coral Simanovich: Martesë përrallore e futbollistit të Barcelonës dhe modeles (FOTOT)

Ajo e mrekullueshme dhe seksi, ndërsa ai vjen me T-shirt në momentin e ndarjes së tortës! Dhe pas ceremonisë, festa e pabesueshme me shumë miq VIP

“Mezi pres të jem bashkëshortja jote… je gjithçka për mua, dhe i uroj çdo njeriu që të ketë një partner si ty në jetë”

Sergi Roberto dhe Corl Simanovich i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në Izrael, vendi i origjinës së nuses, me një ceremoni të paharrueshme. Martesa mes futbollistit spanjoll dhe modeles së mrekullueshme ka qenë si një përrallë.

500 të ftuar

Ai është 23 vjeç dhe luan për Barcelonën, ajo është 26 dhe është një yll i modës: janë njohur 4 vjet më parë në… Instagram, dhe ja ku janë sot, bashkëshortë. E mrekullueshme nusja, me fustan të bardhë të Pronovias. Më shumës e 500 mysafirë mes të afërmve dhe miqve, ndër të cilët edhe futbillistët e Barçës, Denis Suarez, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.

“Je gjithçka për mua”

“Mezi pres të jem bashkëshortja jote… je gjithçka për mua, dhe i uroj çdo njeriu që të ketë një partner si ty në jetë”, ka shkruajtur Coral, në prag të ditës më të bukur. Modelja është transferuar prej muajsh në Barcelonë. Dhe në fund të ceremonisë, pas vallëzimit romantik me një puthje, ka ardhur koha e festës së shfrenuar me ndryshime të veshjeve. Nusja super seksi, ndërsa dhëndrri, fillimisht elegant dhe më pas, për prerjen e tortës, me T-shirt të bardhë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button