Horizonti.al

Masakra e Ustikës

Screen Shot 2016-03-23 at 20.29.25
Në 27 qershor 1980, avioni i linjës Itavia Airlines Flight 870 u nis nga Bolonja në Palermo, me 81 njerëz në bord. Pas gati një orë fluturimi, avioni u zhduk nga ekranet e radarëve. Disa orë më vonë, mbeturinat e avionit u vërejtën në detin Tirren, në afërsi të ishullit të Ustikës. Përplasja nuk la asnjë të mbijetuar. Mbetet edhe sot e paqartë se pse u rrëzua avioni Flight 870.
Një teori popullore pohon se terroristët kishin vendosur një bombë në avion, një ide kjo e mbështetur nga senatori Xhovani Pelegrino i Komisionit Parlamentar për Terrorizmit. Një tjetër teori pretendon se se avioni mund të jetë goditur nga një raketë ushtarake e destinuar kundër një avioni libian.
Teoria e raketave u bë gjithnjë e më e spikatur gjatë viteve ‘90, me qeverinë italiane dhe aleatët e saj të NATO-s që u akuzuan se e kishin rrëzuar avionin aksidentalisht. Të dhënat e radarit, të bëra publike në vitin 1997, treguan praninë e 7 avionëve luftarakë në atë zonë gjatë zhdukjes së Flight 870. Është zbuluar gjithashtu, se mbeturinat e një avioni luftarak libian u gjetën tri javë pas rrëzimit, pranë rajonin jugor të Kalabrisë. U sugjerua se Flight 870, mund të jetë goditur me shumë gjasë aksidentalisht gjatë tentativës për të rrëzuar avionin libian./bota.al

Leave a Reply

Back to top button