Magazine

Masha si Hatchiko, qenushi që pret prej muajsh të rishohë të zotin

Masha është një qen i vogël që ka pritur për më shumë se një vit për të parë pronarin e saj që vdiq, pasi u shtrua me urgjencë në spital. Çdo ditë shkonte në spitalin në Novosibirsk, Rusi, ku ishte sjellë me urgjencë pronari i moshuar me të cilin jetonte. Historia e tij ngjason me atë të Tommy, qenit që në vitin 2013 preku thellë komunitetin e San Donaci, në provincën e Brindisit, sepse shkonte çdo ditë në kishën e Santa Maria degli Angeli, ku kishte ndodhur funerali i zonjës vet. Besnikëria e këtyre qenve sjell në mendje atë të Hachikos, rrëfyer edhe në filmin me Richard Gere, qenin e racës Akita i cili në vitet 1930 preku Japoninë pasi kishte ndenjur çdo ditë për më shumë se dhjetë vjet duke pritur zotërinë, që vdiq para kohe, jashtë stacionit të trenut ku gjithmonë e kish pritur të kthehej nga puna. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button