Zodiak MeB

Mbani sytë hapur për të rejat… Horoskopi ditor, e shtunë 9 shkurt 2019

DASHI

Mbani sytë hapur ndaj të rejave që po dalin gradualisht. Qielli del garant për ju! Në rast se është e domosdoshme, është më mirë të rrezikoni diçka … sesa të mbesni me keqardhjen që nuk u përpoqët, që nuk u treguat të guximshëm. Në çështjet e zemrës, jetoni atë që po ndodh, duke mos u futur në projekte të vështira dhe sfiduese ekzaktësisht në këtë moment. Intuita do vazhdojë të jetë e fortë.

DEMI

Hëna armiqësore, për më tepër bashkuar me Hënën e Zezë, e fundos humorin e mirë dhe shpresat për këtë ditë; përpiquni të mendoni pozitivisht dhe diçka e mirë do të ndodhë. Në shënjestër të yjeve janë marrëdhëniet tuaja emocionale: ju jeni shumë të kërkuar, të etur për demonstrimin e dashurisë dhe marrjen e sigurive të vazhdueshme nga ana e partnerit. Këqyreni mirë ndërgjegjen tuaj!

BINJAKET

Sa prej jush udhëtoni, për nevoja personale ose për arsye të tjera? Në këtë të shtunë do të keni disa surpriza të këndshme. Gjatë një udhëtimi, një zhvendosjeje, një qëndrimi në një vend tjetër nga ato të zakonshmit, ju do të keni mundësinë jo vetëm të kënaqeni, por edhe të takoni njerëz shumë të dobishëm, të cilët në të ardhmen e afërt do të jenë aleatët tuaj. Priten lajme.

GAFORRJA

Kjo nuk është një ditë për amatorë. Yjet ju ofrojnë disa mundësi, por vetëm ata që janë në gjendje të pilotojnë anijen e tyre, do të jenë në gjendje t’i shfrytëzojë deri në fund. Prandaj mos e humbni përqendrimin e nevojshëm dhe ndiqni sugjerimet e yjeve, por gjithmonë mbani timonin në dorë, për të shmangur goditjet e rrezikshme. Kujdes me paratë.

LUANI

Në shënjestrën e Hënës tek Ujori, ju ndiheni të keqkuptuar dhe një ndjenjë ankthi ju pengon të mendoni qartë. Është e këshillueshme që të mbani një profil të ulët, të shmangni çdo arsye për tensione dhe ballafaqime me njerëzit që keni fqinjë dhe të mos impononi aktivitetet e përditshme, mos prisni të pamundurën nga trupi juaj. Sqaroni idetë në fushën e dashurisë, pyesni miqtë tuaj për këshilla.

VIRGJERESHA

Një lodhje e vogël, për shkak të stresit të akumuluar gjatë javës, merr pak entuziazëm dhe energji. Pra, lërini programet më të vështira të ditës, ose të gjithë fundjavës, dhe zgjidhni në vend të tyre që të merreni me zbavitje të qeta: një shëtitje në qendër të qytetit për pazarin e zakonshëm dhe një shëtitje e gjatë ose me biçikletë në park në pasditen e vonë do të ishin ideale.

PESHORJA

Ju do të takoni njerëz të rinj dhe do të përjetoni përvoja emocionale të rëndësishme. Një ndryshim që ishte në ajër do të ndodhë shumë shpejt! Lejojini vetes një argëtim më të mirë, por mos e ekzagjeroni me shkeljet: do të pendoheni. Jini të hapur me partnerin tuaj dhe mos u tundoni nga flirtimi dhe aventurat; momenti është i favorshëm për stabilitet. Për ata që janë vetëm, priten lajme vërtet të rëndësishme.

Akrepi

Hëna ju bie ndesh dhe mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur së vrapuari, gjithmonë duke qenë në lëvizje dhe në qendër të vëmendjes. Mundësojini vetes tuaj pra, një moment armëpushimi: hiqni gjithçka dhe organizoni një udhëtim të shkurtër ose një lëvizje të thjeshtë në një vend të qetë, ku mund të rimbusheni me frymë dhe rifitoni gëzimin. Mos merrni qëndrime kritike me personin që doni.

SHIGJETARI

Koka juaj është e mbushur me ide që duan të realizohen: dëshira për risi, ndërprerja e rutinës, dëshira për diçka të madhe dhe të papritur. Përfitoni nga fundjava për t’u larguar nga fytyrat dhe angazhimet e zakonshme! Marrëveshja me partnerin do të jetë e këndshme, në sajë të kurioziteteve të reja për të kënaqur, një ndjesi e mirë e gjendjes mendore dhe një harmoni e shkëlqyer të trupit.

BRICJAPI

Angazhimet janë të ngutshme, por sot ju jeni të organizuar, efikasë dhe të vendosur për të mos dëgjuar ata që përpiqen t’ju fusin në nxitim. Në mbrëmje, në kuzhinë priten shfaqje të shkëlqyera nëse keni ftuar miq të zemrës dhe vendosni të eksperimentoni me recetat e gjysheve. Jepini hapësirë kreativitetit tuaj. Flini në orët e duhura të gjumit dhe eliminoni disa zakone të dëmshme.

UJORI

Përreth jush, çdo gjë duket sikur lëviz mirë: përfitoni nga mundësitë që ju jep Hëna, kanalizoni energjitë në një mënyrë pozitive. Gëzoni këtë ditë të lumtur, plot perspektiva të reja, emocionuese dhe ngazëllyese! Me sfondin e një muzike romantike, mbrëmja do të jetë e këndshme; intimitet i përzier me pasion. Një dhunti që nuk duhet harruar.

PESHQIT

Fazë lodhjeje dhe reflektimi. Asgjë e rëndësishme për të raportuar në asnjë fushë: pas presionit yjor të ditëve të fundit, ne besojmë se kjo gjendje nuk mund të konsiderohet negative. Tani keni shumë kohë për t’u çlodhur, për të menduar përsëri për veten tuaj, për të lexuar një libër të mirë, për ta marrë më lehtë. Do të ketë mundësi të mira për të eleminuar një pengesë. / MeB

Leave a Reply

Back to top button