Horizonti.al

Mbijetuan pavarësisht shpimit në gjoks nga tubat metalikë

Screen Shot 2015-09-17 at 1.40.22 PMSeria: Ngjarje të çuditshme por të vërteta

Ekzistojnë njerëz që i kanë mbijetuar pothuajse çdo lloj katastrofe: rrëzimit nga një avion pa parashutë, deri tek shpuarja nga çdo lloj objekti i mprehtë. Në këtë kategroi përfshihet edhe rasti i motoçilistit 20-vjeçar Riçard Tops në Derbishajër, Angli, i cili i mbijetoi përplasjes me një tub metalik në një gardh. Në gusht të vitit 1985, motoçikleta e Tops u përplas me një makinë. Ndërsa pasagjeri i automjetit mbeti i plagosur rëndë, Riçard u hodh nga makina mbi një gardh, ku ndodhej një shtyllë diagonale e gjatë 80 centrimetra, e cila iu ngul në gjoks.

Për shkak të konfuzionit të shkaktuar, i riu u la i varur aty për më shumë se një orë, plotësisht i vetëdijshëm, por i paaftë për të lëvizur, derisa u gjet nga vëllai i tij. Për t’i hequr tubin metalik që i kishte shpuar gjoksin tejpërtej ,u deshën mbi dy orë operacion, gjatë të cilit kirurgët zbuluan se të gjitha organet e tij të brendshme dhe vitale kishin mbetur të padëmtuara. Tops e mori veten shpejt dhe doli ntga spitali.

Edhe 18-vjeçarja Kimberli Loti nga Kuinsi Masaçusets SHBA, pësoi një çarje të njëjtë  nga një tub metalik në dhjetor 1983, ndërsa kthehej në shtëpi nga puna në timonin e kamionit të saj. Edhe ajo jetoi mjaftueshëm për ta treguar këtë histori. Kamioni i saj doli nga rruga dhe u përplas me një gardh alumini.

Një nga shtyllat mbështetëse me një diametër prej 5 centimetra, u shqye, dërmoi xhamin e përparmë të mjetit dhe e shpoi në kraharorin e saj të majtë, në pjesën e sipërme. “Ishte e çuditshme”-kujton Kimberli më vonë – “unë nuk ndjeja dhimbjen më të vogël”. “Mendova thjesht,  se tubi kishte prekur vetëm krahun tim. Mendoj se kam qenë në gjendje shoku”. Mjekët e urgjencës, e prenë tubin në një gjatësi prej rreth 13 cm nga përpara dhe nga pjesa e prapme e trupit të saj dhe e çuan në spital, ku pjesa tjetër e tubit prej alumini u nxorr pa i rrezikuar jetën./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button