Horizonti.al

Mbretëria e Aragonias

Screen Shot 2016-02-28 at 22.34.01Aragonia ishte një perandori e fuqishme e cila kontrolloi pjesën më të madhe të Mesdheut. Ndryshe nga perandoritë e tjera, Aragonia ishte një monarki e përbërë: Sundonte një mbret, por ishte më shumë një konfederatë. Në vitin 1137, Aragonia u shfaq si një bashkim mes Katalonjës dhe mbretërisë dinastike të Aragonias. Shumë shpejt, Aragonia shkëputi një pjesë të madhe të Spanjës mesdhetare. Udhëheqësit e perandorisë nisën një program zgjerimi dhe kryesisht kish të bënte me bashkimin me mbretëri të tjera. Në momentin e saj kulmor, Aragonia kontrollonte territorin e saj fillestar në Spanjë, bashkë me një pjesë të madhe të Italisë së jugut dhe pjesën më të madhe të ishujve të mëdhenj të Mesdheut. Mbretëria e madhe e Aragonias u bë bërthama e Spanjës së sotme. Përgjatë shekujve 13 dhe 14, Kurora ishte e fuqishme. Por ajo pësoi një rënie graduale. Në fillim të shekullit 18, lufta për pasardhësinë në Spanjë bëri që territori spanjoll të bjerë nën një udhëheqje qendrore. Aragonia ra dhe ajo nën sundimin spanjoll. Ndonëse mbeti gjysmë autonome për një tjetër shekull, mbretëria kish marrë fund, dhe ajo u integrua tërësisht në SPanjë në fillim të shekullit 19./bota.al

Lexoni edhe:

Screen Shot 2016-02-28 at 22.47.15


Leave a Reply

Back to top button