Bota

Mbrojtja e Strauss-Kahn: Merrja pjesë në festa seksi vetëm katër herë në vit

Screen Shot 2015-02-10 at 17.11.23Dominique Strauss-Kahn, në ditën e parë të dëshmisë së tij gjatë një gjyqi për prostitucion në Francë, u vendos në pozicion mbrojtës teksa iu desh t’u përgjigjet informacioneve të një prostitute që kishte thënë se ajo ishte paguar për të bërë seks me të në një hotel në Paris.
Gruaja, Mounia Rabou e cila dëshmoi përpara Straus-Kahnit, tha se nuk ishin përmendur paratë apo pagesat në sy të Strauss-Kahnit gjatë natës që kaluan në Hotel Murano në Paris, në vitin 2010. Ajo ishte paguar nga një tjetër prej të akuzuarve, më vonë në taksi. “Ishte shumë e qartë”, megjithatë se ajo “dhe gratë e tjera që u ndodhën aty atë kishin ardhur për marrëdhënie seksuale”, tha ajo sot gjatë seancës gjyqësorë në Lilë. “Unë vetë isha atje për të prostituuar”.
Ish ministri i Financave i Francës ka nisur dëshminë e tij tre ditore në përpjekjen për të vërtetuar pafajësinë si dhe për të rikthyer, të paktën pjesërisht, reputacionin e tij. Ai i tha gjykatësit se shpeshtësia e festave ishte ekzagjeruar shumë në shtyp. “Kur e lexon në shtyp, të krijohet ideja sikur ka patur festa pa fund, datat janë kaq të ngatërruara”, tha ai. “Ka ndodhur vetëm tre apo katër herë në vit, asgjë më shumë”, tha ai.
DSK, sic njihet ai në Francë, dha dorëheqjen si drejtor i FMN-së në 2011 pasi u arrestua në Nju Jork, i akuzuar se kishte sulmuar seksualisht një pastruese hoteli. Akuzat u rrëzuan më vonë.

Por nuk ishte e thënë që DSK të gjente qetësi. Më vonë, prokurorët francezë ngritën akuza kundër tij të në ashtuquajturën cështjen Carlton – që mori emrin e Hotelit ku kishin ndodhur disa prej këtyre festave të shfrenuara.
Strauss-Kahn i cili drejtonte FMN nga Uashingtoni në kohën e episodit Murano, tha se ai kthehej në paris një herë në dy apo tre muaj, ndonjëherë për punë, por edhe për të vizituar fëmijët. Kur gjykatësi i kërkoi me ngulm të rindërtojë, sipas tij, atë që kishte ndodhur atë natë në Murano, Strauss-Kahn tha: “Nuk kisha asnjëherë arsye të besoja se këto gra ishin paguar për të qenë aty”. Ndërkohë që prostitucioni është i ligjshëm në Francë, pagimi i grave për t’ua dërguar të tjerëve është i paligjshëm. Rabou tha se në një moment kishte qarë gjatë takimit me Strauss-Kahnin, por gjithësesi marrëdhëniet seksuale kishin qenë konsensuale sepse asaj i duheshin paratë. “E bëra vetëm për paratë”, tha ajo.

Strauss-Kahn u kundërpërgjigj se nuk e kish parë asnjëherë të qante, dhe se po ta kish parë, do të ishte ndalur. Tre gra protestuesve, lakuriq nga mesi e lartë, sulmuan makinën e Strauss-Kahnit teksa ky i afrohej gjykatës së Lilës përpara dëgjesës së sotme. Gratë që kishin shkruajtur në trup “kodoshë, klientë, fajtorë” u dëbuan nga policia, për të lejuar Audin e zi të Strauss-Kahnit që të hynte në garazhdin e gjykatës.
Strauss-Kahni, dikur një prej favoritëve për presidencën e Francës, tha javën e kaluar përpara se të niste gjyqi se nuk kish qenë asnjëherë në Carlton dhe se festat me seks ku kish marrë pjesë ishin zhvilluar gjetkë.
Kur iu kërkua të përshkruante një mbrëmje libertine, Strauss-Kahn tha: “Një mbrëmje libertine është ajo ku burra dhe gra, zakonisht të vetëm, por ndonjëherë edhe cifte, mblidhen për të bërë seks, për kënaqësinë e seksit”./Bloomberg/

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button