Analiza

Me ato raketa, Trumpi po i paralajmëron të gjithë: Moskën, Teheranin dhe Pekinin

Tani Trumpi ka ndryshuar mendje. Përse? Presidenti kërkon të lëshojë një sinjal të fortë: mjaft me dobësinë e Uashingtonit, atë të epokës Obama, nga e cila shumëkush ka përfituar deri sot. Amerika rikthehet protagoniste. Raketat kundër bazës ajrore siriane janë vetëm një paralajmërim. Trumpi nuk do të futet në një luftë dhe as nuk e ka ndërmend, pavarësisht dukjes, që të ndërpresë dialogun me Rusinë. Por duke përplasur grushtet në tryezë, po kërkon të përcjellë mesazhin se muzika ka ndryshuar. Asgjë nuk do të jetë si më parë. Dhe të gjithë, Kina, Rusia dhe Irani, janë të paralajmëruar

Pas sulmit me raketa që ka urdhëruar gjatë natës, kundër një baze ajrore siriane në Shayrat, presidenti i SHBA i është drejtuar kombit me një fjalim, prej ku lexohet qartë ndryshimi i kursit në marëdhëniet me Damaskun: “Të martën e kaluar, diktatori sirian Bashar al Assad kreu një sulm të tmerrshëm me armë kimike, kundër civilëve të pafajshëm. Duke përdor një gaz vdekjeprurës, Assadi shkaktoi vdekjen e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm. Për shumë prej tyre, ishte një vdekje e ngadaltë dhe brutale. Edhe vogëlushë të mrekullueshëm u vranë mizorisht në këtë sulm barbar. Asnjë fëmijë nuk duhet të vuajë nga një tmerr i tillë. Këtë mbrëmje urdhërova një sulm ushtarak kundër një baze ajrore në Siri, prej ku nisi sulmi kimik. Eshtë në interesin jetik të sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të parandalojë dhe mos lejojë përhapjen dhe përdorimin e armëve kimike vdekjeprurëse”.

“Nuk mund të ketë asnjë dyshim, ka vazhduar Trumpi, se Siria ka përdorur armë kimike të ndaluara, duke shkelur detyrimet e saj ndaj Konventës mbi armët kimike, si dhe ka injoruar udhëzimet e Këshillit të Sigurisë së OKB-së. Vite të tërë përpjekje për të ndryshuar sjelljen e Assadit kanë dështuar, dhe kanë dështuar në mënyrë shumë dramatike. Si pasojë, kriza e refugjatëve vazhdon dhe rajoni është i destabilizuar, duke kërcënuar kështu SHBA dhe aleatët e vet. Këtë mbrëmje u bëj ftesë gjithë kombeve civile që të bashkohen me ne, në përpjekjen për t’i dhënë fund masakrës dhe gjakderdhjes në Siri, si dhe për t’i dhënë fund terrorizmit, të të gjithë llojeve”.

Trumpi duket se ka ndryshuar radikalisht mendim ë lidhje me atë që, pak vite më parë në Tuiter, e quante “marëzi”: goditjen e regjimit të Damaskut. Ishte 5 shtatori 2013 kur ai shkruante: “Sërish, udhëheqësve tanë të marrë, u them mos sulmoni Sirinë. Nëse e bëni do të ndodhin shumë gjëra të shëmtuara, dhe nga kjo luftë SHBA nuk do të fitojnë asgjë!”

Edhe në atë kohë flitej për sulme kimike të Assadit, me Obamën që kërcënoi me ndërhyrje ushtarake kundër Damaskut, por që më pas hoqi dorë për shkak të presioneve të forta nga Rusia, e cila doli garante në ndërmjetësimin ekrizës, si dhe duke u angazhuar për çarmatimin e arsenalit kimik të regjimit sirian.

Tani Trumpi ka ndryshuar mendje. Përse? Presidenti kërkon të lëshojë një sinjal të fortë: mjaft me dobësinë e Uashingtonit, atë të epokës Obama, nga e cila shumëkush ka përfituar deri sot. Amerika rikthehet protagoniste. Raketat kundër bazës ajrore siriane janë vetëm një paralajmërim. Trumpi nuk do të futet në një luftë dhe as nuk e ka ndërmend, pavarësisht dukjes, që të ndërpresë dialogun me Rusinë. Por duke përplasur grushtet në tryezë, po kërkon të përcjellë mesazhin se muzika ka ndryshuar. Asgjë nuk do të jetë si më parë. Dhe të gjithë, Kina, Rusia dhe Irani, janë të paralajmëruar. /IlGiornale – bota.al

Leave a Reply

Back to top button