Zodiak

Më fatlumet dhe më të vështirat e javës. Horoskopi javor, 11-17 shkurt 2019

Dashi

Gjatë kësaj jave do jeni edhe më të logjikshëm dhe do e ktheni situatën në favorin tuaj. Për ju që keni një lidhje do jetë një periudhë e begatë. Do merrni vesh më së miri me partnerin dhe do jeni gati të bëni së bashku çdo lloj çmendurie. Ju beqarët ka mundësi të bini në dashuri me një person që më parë e keni tallur dhe e keni ofenduar. Në planin financiar do jetë një periudhë e favorshme dhe gjendja do konsolidohet tej mase. Do e hidhni çdo hap me shumë maturi. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe në përgjithësi vetëm se nëse keni një punë krahu që mund të keni dëmtime nëpër duar. Në punë do keni ndryshime të menjëhershme dhe do afroheni pranë objektivave kryesore.

Demi

Në punë do iu jepni një tjetër pamje jetës tuaj dhe buzëqeshja do mbizotërojë. Për ju të dashuruarit perspektivat do jenë goxha të mira. Do ja kaloni për bukuri me partnerin dhe do i lini pas krahëve të gjitha pengesat që keni hasur në të shkuarën. Ju beqarët do keni një periudhë të mbushur me takime impresionuese dhe do jetë në dorën tuaj përzgjedhja e personit të duhur. Financat do jenë prioritare në çdo moment. Do e frenoni veten kur të kryeni shpenzime dhe buxheti nuk do jetë i keq. Sipas Dritare.net, shëndeti do jetë më i qëndrueshëm se një javë me parë. Do kujdeseni më tepër për veten. Edhe gjendja psikologjike do jetë e shkëlqyer. Në punë do keni ndryshime të mëdha sidomos nëse keni qenë të papunë deri më sot. Shfrytëzojini të gjitha mundësitë që do iu jepen.

Binjakët

Gjatë kësaj jave do jetë momenti për të lëvizur e për të bërë ndryshimet e menduara prej kohësh. Nëse keni një lidhje, pasioni në çift do shumëfishohet dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Do ja kaloni mjaft mirë dhe do merrni edhe vendime me rëndësi. Ju beqarët do keni një periudhë të favorshme dhe të mbushur me takime impresionuese. Shfrytëzojini sepse rrallë jepen mundësi të tilla. Në planin financiar do jeni me fat dhe do mund të kryeni investime më tepër se më parë. Disa persona do ua shlyejnë edhe borxhet dhe do jeni më të qetë. Për shëndet të mirë duhet të shmangni ushqimet e yndyrshme dhe pijet me gaz. Në pune do jeni të zotet dhe do arrini më shpejt nga sa mendonit atje ku keni dëshiruar. Po vazhduat në këtë mënyrë shumë shpejt do ngriheni edhe në detyrë.

Gaforrja

Në shumë momente do jeni të turbulluar gjatë kësaj jave dhe mund të bëni edhe gabime Nëse jeni në një lidhje jeta juaj në çift ka rrezik të jetë mjaft e trazuar. Do jeni më xhelozë nga sa duhet dhe do debatoni për gjënë më të vogël me partnerin. Ju beqarët do preferoni aventurat më shumë sesa një lidhje serioze. Mundësitë për to do jenë të mëdha dhe në çdo moment të ditës. Me shpenzimet do jeni impulsivë dhe gjendja financiare nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Ndryshoni sa më parë strategji. Shëndeti nuk do ketë probleme. Gjithsesi shmangni kafenë, çajin, alkoolin, duhanin dhe salcat pikante për t’u ndier edhe më në formë. Në punë vështirësitë do jenë goxha të mëdha. Vetëm duke bashkëpunuar me kolegët do arrini atje ku doni.

Luani

Energjia nuk do ju mungojë asnjë çast gjatë kësaj dite kështu që duhet të përfitoni për të hedhur hapat më të nevojshme. Nëse jeni në një lidhje, ndikimi i Mërkurit do jetë goxha pozitiv. Secili prej jush do i shprehë lirisht mendimin e tij dhe toleranca do mbizotërojë në çdo moment. Ditët më të bukura do jenë e enjtja dhe e shtuna. Ju beqarët do keni shumë kërkesa dhe nuk do kënaqeni me personat që do takoni. Në planin financiar do jeni më të kthjellët se më parë dhe nuk do hidhni hapa të nxituara. Do e dini mirë çfarë do bëni. Shëndeti mund të ketë probleme vetëm nëse nuk kujdeseni për ato që do hani. Sporti gjithashtu do jete i rëndësishëm për t’iu mbajtur në formë. Në punë merrini gjërat me qetësi dhe nuk keni për të pasur probleme.

Virgjëresha

Gjatë këtij muaji do bëni çfarë të keni në dorë për të arritur objektivat  dhe për të vendosur një klimë sa më të ngrohtë. Nëse keni një lidhje afatgjate do merreni vesh për bukuri me partnerin tuaj dhe gjithçka do ju ecë si e kishit planifikuar. Edhe nëse keni pasur probleme do ndiheni më të qetë. Ju beqarët duhet të tregoheni të matur me hapat që do hidhni sepse disa persona mund t’i lëndojnë pa masë. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u nxituat për shpenzimet do keni probleme serioze. Gjendja shëndetësore do ketë probleme. Nuk do ndiheni në formë dhe shpesh do keni dhimbje koke. Në punë do jeni ambiciozë më shumë se kurrë më parë dhe askush nuk do ju ndalojë të arrini atje ku keni dashur.

Peshorja

Më në fund do arrini të zgjidhni shumë çështje delikate gjatë kësaj jave dhe do jeni më të qetë. Nëse keni një lidhje, shmangini sa më shumë debatet me partnerin sepse problemet që mund të lindin do jenë tepër të mëdha. Ju beqarët, nëse doni të krijoni një lidhje, duhet t’i merrni parasysh të gjitha gjërat. Në sektorin e financave do keni përmirësime të ndjeshme. Neptuni do jetë gjithë kohës në anën tuaj. Sipas Dritare.net, shëndeti nuk do paraqesë probleme nëse ju vendosni disa limite me ushqimin dhe me lodhjen e tepruar. Në të kundërt përgatituni për shqetësime. Ambicia në jetën profesionale do jetë e madhe. Gjithsesi mos u nxitoni për asgjë sepse do bëni gabime. Merreni shtruar.

Akrepi

Gjatë kësaj dite mund t’iu vihen edhe disa kushte për të arritur atje ku doni, kështu që mendohuni para se të jepni përgjigje. Nëse keni një lidhje, tregohuni më tolerantë me atë që keni në krah dhe do keni rezultatet që keni ëndërruar. Nëse tregoheni shumë kërkues dhe kategorikë me ato që do thoni partneri do lodhet shpejt. Nëse jeni ende beqarë dhe po kërkoni dikë, do keni plotësim të dëshirave. Në planin financiar do mbështeteni mjaft nga yjet. Bëni ato shpenzime që keni menduar sepse gjendja do jetë e mirë. Shëndeti nuk do jetë i keq. Përveç një nervoziteti të sjellë nga Urani, në përgjithësi do jeni në formë të shkëlqyer. Venusi do iu mbrojë edhe nga sëmundjet që po qarkullojnë. Puna do ecë goxha më mirë.

Shigjetari

Gjatë kësaj jave do ja kaloni përgjithësisht mirë, por do keni edhe ditë delikate. Nëse keni një lidhje, Saturni rrezikon t’iu hapë një plagë të vjetër dhe ajo mund t’iu dhembë. Nëse jeni beqarë ka shumë mundësi që një miqësi e nisur para disa kohësh të kthehet në një lidhje dashurore. Mendohuni mirë nëse kjo është ajo që dëshironi apo jo. Jupiteri do ua shtojë të ardhurat dhe meqë keni disa dhurata për të bërë mund të shpenzoni edhe pak më shumë. Me Marsin që do ndikojë fuqishëm tek shëndeti juaj, një gjë është e sigurt. Do keni energji me shumicë, mjafton të dini ta kanalizoni. Në pune nuk duhet të filloni një projekt pa marrë parasysh të gjitha pasojat që mund të shkaktoje, pozitive apo negative qofshin ato.

Bricjapi

Gjatë kësaj jave është koha më e përshtatshme për të reflektuar mbi të ardhmen. Kujdes mos bëni gabime. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që gjërat të mos ecin mirë. Do jeni gjithë kohës në ankth dhe mjaft xhelozë për atë që keni në krah. Kujdes mos e teproni. Për ju beqarët do jetë një javë e mirë. Do keni takime dhe nuk do ngurroni të hidhni hapat e para. Për sa iu përket financave do i përmirësoni ato dhe do mundoheni të vendosni ekuilibër. Shëndeti nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Do filloni edhe një aktivitet të ri sportiv që do iu bëjë të ndiheni më mirë. Jeta profesionale pritet të jetë shumë e favorshme. Nëse keni një problem të vjetër për ta zgjidhur ka ardhur kohë e duhur.

Ujori

Gjatë kësaj jave do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do ecni me kujdes. Nëse jeni një lidhje do filloni të vini rregull në jetën tuaj sentimentale. Mos bëni asgjë pa marrë edhe mendimin e partnerit sepse ai mund të mërzitet. Ju beqarët do tërhiqeni shumë nga dikush, por do hezitoni që ta shprehin atë që mendoni. Merrni kurajën, nëse nuk doni të ngeleni vetëm. Në fushën e financave do ndërmerrni disa rreziqe, por në fund rezultati do jetë i shkëlqyer. Jupiteri dhe Plutoni do jenë planetët që do iu mbrojnë shëndetin. Asnjë problem nuk do keni gjatë kësaj periudhe. Në jetën profesionale do mundoheni shumë për të arritur objektivat tuaja dhe më në fund do ia dilni.

Peshqit

Sado të mundohen t’ua prishin ekuilibrin gjatë kësaj dite askush nuk do ja dalë dot. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë gjithë kohën e mbrojtur nga planetët. Kujdes nga fundi i javës sepse mund të lindin disa mosmarrëveshje të vogla. Nëse jeni beqarë dhe keni pritur me padurim të përjetoni dashurinë e vërtetë do keni mundësi ta realizoni dëshirën. Në planin material duhet të prisni edhe 2-3 javë për të rregulluar problemet. Shëndeti nuk do jetë i keq. Do keni një ekuilibër të mirë fizik dhe moral. Me motivimin dhe energjinë që do iu japë Marsi në punë do arrini majat. Përgjegjësitë që do iu jepen do jenë të mëdha dhe me shumë peshë. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button