Histori

Me grusht nuk nderonin vetëm komunistët

Në SHBA ky gjest u adoptua nga lëvizja feministe, nga militantët për të drejtat e zezakëve dhe nga pjesëtarët e Panterave të Zeza; në Afrikën e Jugut nga anëtarët e Kongresit Kombëtar Afrikan për drejtat e zezakëve, të Nelson Mandelës. Megjithatë, në Nëntëqindën, përshëndetja me grushtin mbyllur ka dalluar militantët e partive komuniste dhe progresiste të gjysmës së botës. Lëvizja punëtore amerikane e adoptoi në 1917; në 1923-24 në Gjermani u bë “përshëndetje ushtarake” e të regjistruarve në Rotfrontkämpferbund, liga e ushtarëve të kuq të vijës së parë, një organizatë paramilitare e partisë komuniste gjermane. Në fillim të Nëntëqindës, grushti i djathtë ngrihej në lartësinë e shpatullës. Në epokën e Luftës Civile spanjolle, u ngrit në lartësinë e tëmthave. Kështu vazhduan komunistët italianë deri në vdekjen e sekretarit Palmiro Togliati, gjatë funeralit të të cilit nisi të ngrihet grushti duke mbështetur krahun. Gjithmonë në Itali, mes fundit të viteve 60 dhe fillimit të viteve 70 u afirmua përdorimi i krahut të majtë, në vend të krahut të djathtë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button